Në moshën 35-vjeçare, fituesi i dytë më i vjetër i “Topit të Artë”, pas Stanley Matthews, Karim Benzema arrin majën e karrierën në aspektin personal. Pak vite më parë kjo dukej thjesht e pa mundur, mbi të gjitha gjatë kohës kur në Madrid luante përkrahë C.Ronaldo. Që nga viti 2009 kur u transferua te Reali, Benzema ka pasur gjithnjë rivalë të tjerë, pasi drejtuesit e klubit ankoheshin se shënonte pak, në vite veshën fanellën e bardhë lojtarë si Van Nisterlrooy, Adebayor, Chicharito Hernandez, Higuain, Morata dhe mbi të gjithë CR7.

Jo vetëm konkurrenca e fortë, në këto vite, në karrierën e tij futbollistike, dhe mbi të gjitha në imazh, ndikoi jo pak skandali rozë, shantazhi me filmime erotike ndaj ish shokut të tij Valbuena, një çështje që përfundoi në dyert e gjykatës dhe i kushtoi përjashtimin nga përfaqësuesja franceze në “Euro2016” dhe në Botërorin e “Rusi 2018”.

Karim
Karim

Karim Benzema arriti të shpërthej vetëm pas largimit të C.Ronaldo-s nga Madridi. Sezoni i fundit ishte më i mirë në karrierën e tij: 44 gola në 46 ndeshje, fitoi La Liga dhe Champions League, trofe që i dhuruan “Topin e Artë”.

Benzema shihet si “mbreti” i fundit i një brezi lojtarësh fantastik të lindur në vitet 80, lojtarë si Ronaldinho, Kaka, Messi, Ronaldo dhe Luka Modric. Pas Benzema, pritet që stafetën ta marrin lojtarë si Mbappe e Erling Haaland.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: