I ftuar në emisionin ‘’EUROMANIA’’ të moderatores Enxhi Biba në ‘’News 24’’, mesfushori i Kombëtares Sherif Kallaku foli për rikthimin e tij tek Teuta, Kombëtaren si dhe komentoi Kampionatin Europian dhe favorite aktuale.

TIFO– E vërteta është se jam tifoz i Italisë dhe e kam ndjekur shumë kombëtaren e Italisë, ndeshjet e tjera nuk i kam ndjekur shumë.

HUMBJA E TEUTËS– Me Sherifin ishte ndeshje e vështirë nuk e prisnim të përfundonte ashtu, pësuam 4 gola nga kundërsulmet. Jemi akoma në lojë, shpresa vdes e fundit, dhe kemi shpresa për sfidën kundër skuadrës nga Andorra, Eskalandes.

RIKTHIMI TE TEUTA– Insistimi i presidentit dhe trajnerit Martini. Duke marrë parasysh edhe një sezon jo të mirë te lokomotiva e Zagrebit. Vështirësia më e madhe për të ardhur në Kupat e Europës ishte shumë, mua do më shërbejnë që të rritem edhe më shumë.  Rikthimin e shoh për të arritur sa më lart. Insistova për tre herë që të luaja për 6 muaj këtu dhe presidenti më lejoi që të vija. Kisha dhe disa vendime të tjera, por kam ardhur për të bërë sa më mirë te Teuta.

Auromaniaa

NXITIMI: Rikthimi te Tetuta është për të kapur formën e humbur. E kam menduar 1 muaj e gjysmë rikthimin, nuk jam nxituar kurrë. Ishte dëshirë e imja që të bëja diçka mirë me Teutën, pse jo dhe të shkojmë në grupe. Është dhe një ndeshje tjetër, por është e vështirë. Mundësi e vetme është Eskalandes e Andorrës dhe besoj se do të jem mirë fizikisht dhe mendërisht.

OBJEKTIVI: Të them të drejtën ndeshja e parë është për tu harruar. Teuta nuk duhet të pësonte katër gola me Sherifin, treguan më lartësi, por na mungoi ritmi. Edhe ardhja e Seferit na ka bërë më të fortë. Ky grup do të ecë përpara. Duke marrë parasysh dhe sezonin e kaluar, Teuta doli kampione besoj se do të jetë edhe këtë vit, jo se jam pjesë e Teutës por e shikoj si pretendente kryesore. Duhet të punoj që të arrij ku dua. Të luaj këto 6 muaj dhe pastaj t’ia lë kohës.

KOMBËTARJA– Të them të drejtën trajneri Reja më ka dhënë dorën, më ka përkrahuar. Ndeshja e parë ishte shumë emocionuese, pret shumë nga ne të gjithë që të japim maksimumin. Pres që të gjithë të japim 100% dhe të dalim nga ndeshjet me kokën lart. Ardian Mema është trajneri që më njeh më shumë se çdo trajner. Me skemën te Kombëtarja e kisha të vështirë në fillim, por tani jam përshtatur, dhe ekipi në ndeshjet në vazhdim do të jetë shumë i mirë se sa ndeshjet e kaluar.

ITALIA NË EUROPIAN-Italia ka grup fantastike me djem të rinj, Spanja dha më shumë por forca grupit i çoi në finale. Fituesja momentale është Italia pasi ka bërë rrugë të gjatë. Mendoj që Italia do ta mbyllë brenda 90 minutave ndeshjen. Këtë finale do ta zgjidhi Çiro Imobile pasi deri tani nuk ka treguar formë të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb