Një burrë i gjatë, i pashëm, tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të fillim viteve 1900, pinjoll i një familje të madhe gjermane, muzikant që i binte pianos mrekullisht, i dashuruar me Vagnerin dhe i magjepsur nga Hitleri, i fiksuar pas idesë së rikthimit të lavdisë kombit gjerman, dhe një bashkëpunimi mes Uashingtonit e Berlinit, bëhet shumë shpejt  i besuari i Fyhrerit për marrëdhëniet me median e huaja. Ai njihet si Putzi, pianisti i Hitlerit dhe një vepër zbulon historinë e tij të vërtetë

“Të përkthesh një roman historik si ky, të gazetarit e historianit të njohur francez Thomas Snegaroff është një sfidë.   Romani përqendrohet pikërisht në marrëdhëniet që lindin mes pushtetit dhe njerëzve, mënyra se si pushteti transformon Putzin dhe Hitlerin dhe mënyra se si Hitleri pas ardhjes në pushtet largon bashkëpunëtorët e afërt që e kishin ndihmuar siç ishte edhe Putzi”.

Vepra e Thomas Snegarof, botuar nga Dituria dhe përkthyer nga Lindita Gjetani, sjell jetën e Ernst Hafenshtengel, ngritjen dhe rënien nga i besuari i Hitlerit, në informator të Ruzveltit, nga qendra e pushtetit nazist në kundërshtar të tij, duke hetuar psikologjinë e tij, për të  gjetur gjurmë pendese.

“Përkthyesja e veprës, Lindita Gjetani, thotë se “Në fillim ai ishte miku i Hitlerit dhe më vonë u bë armiku i tij,. Romani është i rrëfyer përmes jetës personale të Puztzit, ose ndryshe e Ernst Hafenstengel. Ai ka qenë bashkëpunëtor i Hitlerit dhe e mbështeti hitlerin si nga ana financiare edhe duke i shërbyer me besnikëri e devotshmëri.”

A ishte mjeshtër i së keqes, apo një njeri që donte vëmendje e pushtet? Mes biografisë dhe romanit, Snegaroff rrëmon në dokumente, arkiva e fotografi, duke hyrë në zemër të pushtetit nazist për të zbardhur kohën e personazhet dhe duke zbuluar detaje të një kohe tragjike e një personazhi që  besoi e investoi mbrapsht shpesh duke mbyllur sytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb