Muaji më i nxehtë, maratona më e shpejtë, gjoba më e rëndë, një retrospektivë e vitit 2019 përmes 10 rekordeve në fushën e klimës, ekonomisë, kulturës dhe sportit.

Korriku, muaji më i nxehtë
Korriku i vitit 2019 është muaji më i nxehtë i matur ndonjëherë në botë, me n jë temperaturë mesatare prej 16,7 gradësh Celcius, duke mundur rekordin e mëparshëm të korrikut 2016, sipas Agjencisë Oqeanike e Atmosferike Amerikane (NOAA).

Facebook, gjoba më e rëndë
Autoritetet federale amerikane i vënë gjigantit Facebook-ut një gjobë prej pesë miliardë dollarësh, për mashtrim të përdoruesve të tij mbi ruajtjen e sekretit të të dhënave personale.

Ulje kolosale çmimesh
Uljet tradicionale të çmimeve për “Festën e Beqarëve”, më 11 nëntor, gati 35 miliardë euro të shpenzuara brenda 24 orëve në platformën e gjigantit të tregtisë në internet, “Alibaba”.

Bansky dhe Koons kapin majat
“Parlamenti i majmunëve”, pikturë e artistit britanik “të rrugës”, Bansky, ku paraqiten shimpaze që kanë zënë vendet e Dhomës së Komuneve, u shit në tetor për 11,1 milionë euro. (në foto kryesore)

Në maj, artisti amerikan, Jeff Koons mori 91,1 milionë dollarë për skulpturën e tij “Lepuri” prej çeliku të paoksidueshëm, një rekord absolut për një artist ende në jetë.

Një orë 59 minuta 40 sekonda
Për herë të parë, një atlet përfundon maratonën në më pak se dy orë. Kjo u realizua në Vienë, më 12 tetor, nga atleti kenian, Eliud Kipchoge.

Korrje medaljesh
Fenomeni amerikan, gjimnastja Simone Biles, në moshën 22-vjeçare, grumbullon një rekord prej 25 medaljesh, ndër të cilat 19 ari, në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës, në tetor në Shtutgart.

Ngjitje ekspres
Alpinistët më të mirë kanë arritur t’i ngjisin 14 malet më të larta të planetit, mbi 8 000 metra, brenda dhjetë vitesh.

Nëntëmbëdhjetë orë fluturim pa ndërprerje
Fluturimi më i gjatë, 19 orë e 16 minuta, u realizua nga kompania ajrore australiane “Qantas”, me një avion “Boeing” të drejtuar nga katër pilotë.

Pesha: 245 gramë
E lindur në muajin e pestë të shtatzënisë, Saybie peshonte vetëm 245 gramë. Ajo është e para foshnje më e vogël e lindur para kohe në botë që mbijeton.

Çmenduri shitjesh të pronave të paluajtshme
Një vendparkim u shit në Hong Kong për gati një milion dollarë, në tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: