Patrullat kufitare që punojnë në veri të SHBA-së kanë raportuar një rritje prej 743% të rasteve kur kanë hasur emigrantë të paligjshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Robert Garcia, agjent i patrullimit për Sektorin Swanton tha se ishte i shqetësuar nga popullariteti në rritje i rrugës së kontrabandës së njerëzve.

Ai paralajmëroi se trafikantët po shfrytëzojnë azilkërkuesit e dëshpëruar me pasoja potencialisht vdekjeprurëse, mes temperaturave të ulëta deri në -11 gradë Celsius dhe kalimeve të rrezikshme.

Ndërkohë, sektori Grand Forks, i cili mbulon Minesotën dhe Dakotën e Veriut , ka raportuar 90 arrestime që nga 1 tetori i vitit të kaluar.

Kjo vjen si befasi pasi zyrtarët fokusohen në bllokimin e kufirit jugor, i cili ka arritur në pikën e krizës pasi mijëra emigrantë kërkojnë të hyjnë në SHBA nga Meksika.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb