Nga një i padëshiruar në idhull. Një vit më parë Dembele kërcënonte se do të largohej nga “Camp Nou”, e dëshironte diçka të tillë me çdo kusht, por tashmë me Xavi në stol, Dembele po kalon momentin e tij më të mirë në Barcelonë.

Dembele ka një kontratë deri në 2024, por sulmuesi francez dëshiron të rinovojë menjëherë.

1238982797.0
1238982797.0

Në këtë linjë është edhe trajneri Xavi i cili i thur elozhe francezit:

“Ousmane është shumë i rëndësishëm për mua. Ka shumë cilësi dhe përpiqet gjithnjë të bëjë diferencën. Ia kam thënë drejtuesve dhe lojtarit, shpresoj që Dembele të qëndroj këtu për shumë vite”, u shpreh Xavi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb