Myrto Uzuni, për një periudhë të gjatë, ishte një nga të sakrifikuarit e luksit në radhët e Kombëtares, skema e Edy Reja-s e nxirrte jashtë loje, pavarësisht se ishte një nga lojtarët me rendimentin më të mirë.

Reja nuk ka ndryshuar skemë, por në këto kushte, ku përballë Izraelit dhe Islandës kërkohen pikët e plota, Reja është i detyruar ti besojë Myrto Uzunit. Nga katër sulmuesit e grumbulluar, “bomberi” i Granadas është i vetmi që ka një marrëdhënie të mirë me golin.

Me Brojan që konsiderohet i paprekshëm tani në formacion, Uzuni shihet si partneri i tij ideal. Uzuni po kalon një moment fantastik me fanellën e Granadas, këtë e vërtetoi edhe një herë në sfidën e fundit kundër Mirandes ku realizoi një “dopjetë”.

Fal këtij dygolëshi, Uzuni u ngjit në kuotën e 6 finalizimeve, 6 ndeshje 6 gola duke marrë kreun e listës së golashënuesve më të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: