Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar sot procesin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci.

Kërkesa është bërë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ndërsa nga hedhja e shortit është zgjedhur gjyqtar hetues i kësaj çështjeje Ardian Hajdari, ndërsa anëtare e Komisionit Disiplinor  është edhe Ina Rama.

Njoftimi i KPA:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor është regjistruar çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt: “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”.

Më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen (JD) nr. 5/2021, datë 31.05.2021.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari hetues i kësaj çështjeje u caktua gjyqtar Ardian Hajdari, ndërsa Komisioni Disiplinor do të ketë përbërjen siç vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Anëtare: Albana Shtylla

Anëtare: Ina Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: