“Pritshmëritë nga qeveria e re gjermane”. Ky është publikimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, i kryer nga ish-ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Në këtë analizë, z.Bushati ndalet tek një nga “ngjarjet më të shënuara të vitit 2021 është padyshim përmbyllja e epokës 16-vjeçare të Angela Merkelit dhe zgjedhja e Olaf Scholz si kancelar i Gjermanisë në një koalicion trengjyrësh”.

Në këtë analizë, Ish-ministri Bushati flet për agjendën reformiste të qeverisë së re gjermane, marrëdhënien me Europën, politikën e jashtme dhe konsolidimin e partneriteteve euro-atlantike dhe impaktin që do të ketë politika gjermane tek vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë ende në kërkim të anëtarësimit në BE.

Sipas Bushatit, “rajoni ka nevojë për një vizion të ripërtërirë politik në rrugën e transformimit demokratik dhe anëtarësimit në BE. Një vizion që nuk premton thjesht një të ardhme më të mire përmes “perspektivës europiane” por jetëson mbi të gjitha finalitetin politik të Europës. Një proces politik i papërfunduar që nga shembja e Murit të Berlinit. Kancelari Scholz ende nuk ka shpalosur vizionin e qeverisë së tij për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor. Për të përmbushur plotësisht rolin e udhëheqësit të Europës, konsolidimin e projektit të integrimit europian, dhe fuqizimit të lidhjes transatlantike, Berlinit do t’i duhet t’i jap fund status quo në Ballkanin Perëndimor, duke u përqendruar tek sfidat reale me të cilat përballen qytetarët dhe vendet e rajonit, që kanë të bëjnë me përfundimin e shtetësisë, fuqizimin e demokracisë, dhe modelin e zhvillimit ekonomik e shoqëror”.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: