Inter po habit me lëvizjet në merkaton e verës. Pas projektimit të një shkëmbimi mes Arturo Vidal dhe Radja Naingolan, klubi ka në mendje një tjetër ide të çmendur. Bëhet fjalë për Dani Alves. Sipas “France Football”, mbrojtësi që njoftoi largimin nga Paris SG pëlqehet shumë nga Antonio Conte.

000 1hr4qs E1561295570732
000 1hr4qs E1561295570732

Zikaltërit kanë vendosur menjëherë kontaktet e para, pasi transferimi i tij do të bëhej me parametra zero dhe nuk do të ndikonte në buxhetin e kushtëzuar nga Fair Play Finaciar. Edhe Dani Alvesh duket i joshur nga ideja për t’u rikthyer në Serie A, pas aventurës me Juventus.

James Rodriguez Seleccion De Futbol De Colombia Real Madrid Futbol 408721765 126436003 1706x960
James Rodriguez Seleccion De Futbol De Colombia Real Madrid Futbol 408721765 126436003 1706×960

Napoli merr të tjera sinjale pozitive nga James Rodriguez, duke u afruar me shumë me atë që do të ishte goditja e madhe në merkaton e verës. Nga Brazili, ku është I grumbulluar me Kolumbinë për Kupën e Amerikës, futbollisti ka bërë të ditur se i pëlqen të luajë në Serie A. Por duke qëndruar në atë që raportojnë mediat italiane, palët kanë gjetur marrëveshjen, ndërsa tani Napoli duhet të bindë Realin e Madridit me ofertën financiare, pasi klubi spanjoll ka refuzuar një formulë huazimi.

Rc Celta De Vigo V Real Madrid Cf La Liga
Rc Celta De Vigo V Real Madrid Cf La Liga

Megjithëse larg vëmendjes mediatike edhe Milan është shumë aktiv në merkato. Dani Ceballos vazhdon të jetë në krye të listës së blerjeve. Paolo Maldini po punon për të bindur si mesfushorin ashti edhe Realin e Madridit për të finalizuar transferimin. Ndërkohë, klubi kuqezi nuk ka lënë pas edhe dy objektiva të tjera. Ata janë Lucas Torreira dhe mbrojtësi i Stuttgart, Ozan Kabak.

Milinkovic Al Psg Secondo Blic
Milinkovic Al Psg Secondo Blic

Paris SG është shumë pranë transferimit të Sergej Milinkovic-Savic. Madje sipas, mediave serbe zyrtarizimi i kësaj blerjeje të madhe në merkaton e verës është vetëm çështje kohe. Për të mundur rivalitetin e fortë të klubeve të tjerë të mëdhenj të europës që kërkonin shërbimet e mesfushorit, kampionët francezë do të paguajnë te Lacio 80 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb