TIRANË

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot emrat e kandidatëve të saj për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa e quajti skuadrën fitueseqë do të drejtojë vendin drejt ndryshimit, Monika Kryemadhi duket se ka vendosur të zbatojë të drejtën që i jep Kodi i ri Zgjedhor, duke kandiduar në 3 qarqe, përkatësish, Fier, Elbasan dhe në Tiranë.

Partia e dytë opozitare më e madhe në vend ka bërë gati formacionin garues të 25 prillit, ku krahas figurave të njohura ndër vite të saj, bien në sy prurjet e reja që i bashkohen kësaj force politike duke kërkuar një mandat deputeti.

Një ndër to është Shemsi Prençi, ish kreu Emergjencave Civile, dhe së fundi këshilltar i Presidentit Ilir Meta, braktisi këtë të fundit për të garuar nën siglën e LSI. Prençi do të jetë i katërti në listen e Durrësit.

Po ashtu, një tjetër këshilltar i Presidentit, Ilir Meta i cili pak kohë më parë njoftoi dorëheqjen e tij nga ky institucion për t’ju bashkuar LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, është edhe Bahri Shaqiri. Ish-këshilltari i kreut të Shtetit për çështjet e Sigurisë Kombëtare, njëkohësisht ish kreu i SHISH, do të kandidojë nën siglën e LSI në qarkun e Durrësit i dyti në listë

Një tjetër prurje e re e kësaj force politike Brunilda Paskali, e cila pak kohë më parë dha dorëheqjen si këshilltare e Presidentit Meta për cështjet sociale, për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit. Në fletën e LSI, Paskali është renditur e treta në Qarkun e Korçës.

Gara elektorale duket se ka joshur deputetin e opozitës parlamentare Lefter Maliqi të kandidojë nën siglën e LSI, të cilën kryesia ka vendosur ta rendisë të shtatin në qarkun e Beratit. Në një prononcim për mediat mesditën e sotme, Maliqi tha shprehu ambiciet e tij për këtë qarku ndërsa tha se se  LSI opozita e bashkuar sipas tij do të marrë gjithsej 5mandate kundrejt dy të PS.

I treti në Elbasan, qark në të listat listat kryesohen nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është renditur teologu Ermir Gjinishi, i cili i bashkohet kësaj force politike në garën elektorale.

Për herë të parë nën siglën e LSI-së, në këto zgjedhje parlamentare kandidon edhe ish anëtari i PS, Etion Joka i cili është renditur i 22-ti në listën e Tiranës. Ndërkohë i 11-ti në Tiranë, është renditur, ish Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Besnik Jakaj.

Ajo c’ka bie në sy në renditje, ëshë kandidimi i Briseida Shehajt, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve në qeverinë Rama, e cila së fundi iu bashkua LSI-së. Shehaj mban numrin 36 në listën e Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb