Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari duket se ka ndarë disa copëza nga jeta e saj personale. Në një intervistë për emisionin “Glamour Zone”, Hajdari foli edhe për nënën e saj, ish-gjqytaren Fatmira Hajdari.

Ester Bylyku: Ke lënë të kuptohet që ka patur një shkëputje mes teje dhe babait të vajzës tënde. Si është e vërteta?

Rudina Hajdari: E vërteta është që ai është 12 orë larg. Jeton në Amerikë, unë këtu. 12 orë është e vështirë të jemi bashkë gjatë gjithë kohës. (qesh) Politika ka qenë problem në jetën time politike, por ka qenë dhe vlerësim nga bashkëshorti për këtë gjë dhe më ka mbështetur.

Duke u ndalur te nëna e saj, Hajdari shtoi; “Mbaj mend momentin që mamaja ime po kalonte një situatë të vështirë. Aty ishte një moment pikant për jetën time personale, sepse unë jam shumë krenare për nënën time, për familjen time. Ajo ka rritur 3 fëmijë me sakrificat e veta. Në atë moment po flisja në parlament, ishte e vështirë. mendoj se duhet të bëjmë një reformë në drejtësi, Gjykata duhet të funksionojë. Pavarësisht etiketimeve që mora dhe më mbrapa nga ky episod ”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: