Tashmë është zyrtare, sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni është huazuar për një vit te skuadra austriake e Zvarovski Tirol.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në faqen zyrtare, teksa 22-vjeçari është bashkuar menjëherë me ekipin e ri duke u vënë nën urdhrat e trajnerit.

Zvarovski Tirol, militon në elitën e futbollit austriak, ku Vrioni do të kërkojë të shndërrohet në protagonist me golat e tij.

Pas një sezoni të vështirë, që u shoqërua me dëmtim që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë, sulmuesi i Kombëtares, do të tentojë të rikthehet më i fortë se kurrë. Nëpërmjet postimit të “Tëitter”, klubi nga Tiroli i ka uruar mirseardhjen Vrionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb