Zëvendëspresidentja e SHBA-ve Kamala Harris do t’i bashkohet liderëve botërorë në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani, ku lufta në Ukrainë do të jetë në krye të agjendës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të jenë mes atyre që do të flasin të premten, ditën e parë të samitit tre-ditor. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu do të shfaqet me lidhje video.

Konferenca vjen pak përpara përvjetorit të një viti të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell janë midis zyrtarëve të tjerë të lartë të pranishëm.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në një postim në Twitter të premten në mëngjes: “Ka kaluar pothuajse një vit që kur Rusia solli një luftë imperialiste në kontinentin tonë. Në konferencën e sigurisë në Mynih le të rinovojmë angazhimin tonë për një rend global të qeverisur nga sundimi i ligjit – jo e drejta e fuqisë”.

Zyrtarët e qeverisë ruse nuk u ftuan në konferencën e sigurisë të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb