Zef Mazi është emri i diplomatit të shquar që sot u përmend nga Rama si kryenegociator i Shqipërisë me BE. Emri i tij nuk është i ri për publikun shqipar, pasi ai prej 1992 e deri më sot është anëtar i disa organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.

Ai ka shërbyer në OKB, OSBE po ashtu ka qenë ambasador i Shqipërisë në 3 vende të Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut si dhe Irlandës.

Ndër të tjera ai ka kandiduar edhe për President në zgjedhjet presidenciale, atëhere kur Alfred Moisiu u zgjodh në këtë detyrë.

Më tej ai është dhe lektor si dhe ka kryer disa botime shkencore duke rezultuar me një CV të pasur.

 

KARRIERA E ZEF MAZIT

Zef Mazi ka lindur me 27 janar 1956, ne Tirane, Shqiperi. Ai eshte ish diplomat shqiptar i karrieres i cili, qe nga viti 2011, sherben si Asistent Special per Strategjine i Drejtorit te Pergjithshem te Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Ne kete funksion ai ka qene i ngarkuar per formulimin, planifikimin dhe zbatimin e strategjise per te gjithe Agjensine, si dhe per manaxhimin e risqeve dhe te dijeve.

Zef Mazi ka qene Ambasador i Republikes te Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar te Britanise te Madhe dhe Irlandes te Veriut si dhe ne Republiken e Irlandes (2007-2011). Para kesaj, Zef Mazi ka qene Ambasador dhe Perfaqesues i Perhershem i Shqiperise ne Zyren e Komnbeve te Bashkuara ne Vjene, ne Agjensine Nderkombetare te Energjise Berthamore (ANEA), ne Organizaten per Bashkepunim dhe Siguri ne Evrope (OSBE), ne Organizaten per Zhvillimin Industrial te Kombeve te Bashkuara (UNIDO), ne Organizaten per Ndalimin e Plote te Provave Berthamore (1992-1997 dhe 2002-2007, respektivisht). Ai ka qene kryetar i Forumint per Bashkepunim per Ceshtjet e Sigurise te OSBE (2003), dhe ka sherbyer edhe ne Sekretariatin e OSBE-se dhe te ANEA-s (1998-2002).  Zef Mazi ka qene Kryetar ne Detyre Misioni ne Ambasaden e Republikes te Shqiperise ne Austri dhe ne Konfederaten Zvicerane (1991-1992). Para kesaj, ai ka sherbyer ne Departamentin e Bashkepunimit Shumepalesh te Ministrise te Jashtme te Shqiperise ne Tirane, i ngarkuar per KSBE-ne, si dhe anetar i delegacionit te perhershem te Shqiperise ne negociatat per rivendosjen e marredhenieve diplomatike ndermjet Britanise te Madhe dhe Shqiperise (1989-1991).

Zef Mazi ka sherbyer edhe si shef i zyres te marredhenieve me jashte te Drejtorise te Pergjitheshme to PTT-se (1987-1989), si dhe perkthyes/editor ne Shtepi Botuese dhe, ne te njejten kohe, lektor i jashtem ne Universitetin e Tiranes (1978-1988) dhe foles ne Radio Tirana Sherbimi ne gjuhe te huaja (1975-1985).

Zef Mazi ka qene kandidat per president ne zgjedhjet presidenciale ne Shqiperi (2002), si dhe kandidati zyrtar i Shqiperise per postin e Sekretariat te Pergjithshem te OSBE-se (2005).

Zef Mazi, gjate karieres se tij, eshte ftuar si leksor per te mbajtur leksione mbi ceshtje te marredhenieve nderkombetare dhe per analiza politike, per nje numer aspektesh qe lidhen me sigurine, strategjine, ceshtje te karakterit berthamor dhe ato politiko-ushtarake. Ai ka botuar nje number artikujsh mbi ceshtje politike rreth Shqiperise dhe Ballkanit ne shtypin shqiptar, ate kosovar dhe ate nderkombetar. Me poshte artikuj dhe leksione kryesore (gjuha dhe titulli ne original):

  • “Albania in the New Europe” – University of Vienna, Austria (1995);
  • “Kosova’s Independence under International Law” – London School of Economics, University of Birmingham, St Anthony’s College at Oxford University, United Kingdom (2008-2011);
  • “Security of Small States in Western Balkans – Perceptions and Perspectives” – London School of Economics, United Kingdom (2009);
  • “Albania’s Security and Foreign policy in the Balkan context”, Mid-Atlantic Group, London (2010);
  • “Albania’s Integration Perspectives for NATO and EU”, Conservative Council, British Parliament, London, UK (2008);
  • “Albania’s political and financial state – a perspective”, CitiGroup Headquarters, The City, London, UK (2009);
  • “War in ex-Yugoslavia and Security of Western Balkans” – Geneva Centre for Security Policy; Geneva, Switzerland (2006);
  • “OSCE’s Role in Peace-keeping Operations” – OSCE Peace Keeping Seminar, Vienna (2006);
  • “Reflections on the Politico-Military Dimension, Role of the Forum for Security Cooperation” – Geneva Centre for Security Policy, Seminar with the MFA, Sofia, Bulgaria (2005);
  • “NATO Enlargement and Security of Small States”, Albanian Atlantic Association, 8th Annual Conference; Tirana (2005);
  • “Activities Related to the Military Aspects of Security” – Geneva Centre for Security Policy, Seminar, MFA, Ljubljana, Slovenia (2003);
  • “How to Reunite the OSCE’s Strength with Trust and Respect” – Helsinki Monitor Conference on OSCE: Life Bergins at 30, Netherlands Helsinki Committee, Vienna (1994);
  • “Conflict in South Eastern Europe – and Road to Peace”, Ambassador’s Series, London School of Economics, London, UK; (2010);
  • “Albania’s Religious Harmony”, Oxford Student’s Union, University of Oxford, UK (2009);
  • “Security Perspectives and Cross Border Co-operation in SEE” – Oxford Summit of Leaders, Oxford Town Hall, Oxford, UK (2010);
  • “IAEA’s Medium Term Strategy 2012-2017”, American Nuclear Association Convention, Texas A&M University, Texas, USA (2015);

Zef Mazi ka perkthyer dhe botuar libra nga anglishtja ne shqip dhe anasjelltas

  • “A Guide-Book to Albanian” (1983);
  • “Twenty Years of Balkan Tangle” (translation from English into Albanian 1988);
  • “Vikinget” (translation into Albanian, 1986);
  • “New Albania” Magazine (from Albania into English, translation/publication, 1980-1989);
  • “Balkan Ghost“ (One Chapter, translation from English 2002)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb