Komisioni i Ligjeve ka miratuar formulën e re të propozuar nga përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri, për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Propozimi i ri i Gjiknurit synon një ulje të pragut për partitë nga 3 deri në 1%, ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, dhe i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht.

Drafti prej më shumë se 100 faqesh iu dorëzua sot anëtarëve të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, teksa deputetët e opozitës parlamentare akuzuan kolegët e tyre socialistë se nuk e kanë lexuar pasi sot i është bërë me dije. Pas diskutimeve, Ligjet miratuan formulën e re të propozuar nga PS-ja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb