Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar sot në “Frontline”, tregoi arsyet se përse iu bashkua Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se së pari ka një histori të gjatë më ketë parti, por pa dashur të tregojë më shumë detaje, dhe së dyti, sepse kur gjërat nuk ndryshojnë, duhet ndërhyrë për ti bërë ato më mirë.

“Është një moment ku çdo qytetar duhet ta shohë situatën që nëse ka nevojë të ndërhysh dhe të përmirësosh diçka, duhet të ndërhysh.

Kam një histori shumë të gjatë në atë drejtim, dhe e dyta nëse gjerat do ishin dash të bëheshin mire nga partia në fuqi, e kanë pasur kohën për ta bërë, mesa duket nuk mund të bëhet dot, kështu që duhet ndërhyrë për t’i bërë gjërat më mirë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse ishte në protestën e 7 korrikut, ai tha se jo vetëm që ishte në shesh, por është marrë edhe me organizimin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb