Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka treguar detaje nga biseda e ushtruesit të detyrës së ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, në zyrën e kryetarit Lulzim Basha, sa i takon çështjes “Berisha”.

I ftuar në “Real Story” në ‘News24’ Alibeaj tha se ishte shumë e qartë ajo çka i tha SHBA, PD, duke perifrazuar se; ‘nëse doni të vini në pushtet, largoni Berishën nga grupi parlamentar’.

“Në politikë do të duhet të ketë një pjesë të tillë, e kuptoj se ka interesa, lojëra. Do të duhet të ketë edhe qëndrime të tilla. Do të duhet të vijë një moment pas 31 vitesh për të bërë të tilla hapa, që edhe mund të ketë ekspetizicëm. Sa i takon 4 mujorshin. në momentin kur ndodhi në maj, emocionalisht për ne ishte e parapritur. Teori konspirative mund të bëjmë. Një gjë ishte ajo se ç’ishte në maj dhe ajo çfarë ndodh pas ikjes së Riker. Në takim ishte kërkesë. Do të duhet të distancoheni nga kjo gjë për të mirën e PD. Është lëvizje politike që duhet bërë dhe Lulzim Basha e ka bërë atë. Është përpjekur me të gjitha mënyrat që ajo kërkesë, dikur e madhe, të mund të arrinte në këtë pikë; pezullim i përkohshëm. Është njerëzore që të bëhet një gjë njerëzore për një person që ka qenë lider historik i partisë. Është njerëzore kjo. U bë pezullim i përkohshëm për sa kohë ke ndjekur rrugë gjyqësore. Më pas ishte ultimatumi; doni të vini në qeverisje? doni të vini në pushtet?! Thanë; Do jemi me PD, deri në fitore. Por për të bërë këtë gjë, do të duhet të ndodhë kjo ngjarje (Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së). Ky është moralitet me plot gojën.”, -tha Alibeaj.

Lubonja: kjo që thotë Alibeaj është demagogji. Amerika, Amerika!

Alibeaj: S’na sjell Amerika në pushtet, s’na mbush kutitë e votimit, por besueshmëria te shqiptarët. Morëm një vendim me standard.

Lubonja: Të pushojë ai dhe pastaj të flas unë. Ata janë mësuar, mbyllin dyert, mbyllin çelësat dhe flasin vetë, se me popullin janë mësuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: