TIRANË

Me sa duket janë të njëjtët emra por në detyra të reja. Ish-drejtori i KESH Agron Hetoja është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, pasi ky post mbeti i lirë me largimin e Agim Ismailit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

Vendin e Hetojas në KESH e zuri ish-kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci. Disa lëvizje janë bërë në institucionet e varësisë së disa ministrive pas lëvizjeve të dhjetorit në qeveri.

Vendimi I Qeverise Hetoja
Vendimi I Qeverise Hetoja

Sot u shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa që gjithashtu mori një detyrë të re drejtuese. Më herët ka pasur lëvizje në ARRSH, OST, Portin e Durrësit si dhe Burgun e Rrogozhinës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb