Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, pritet që javën e ardhshme të shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Christie, i cili ka qenë këshilltarë në fushatën e Donald Trump në vitin 2016, kohët e fundit është kthyer në një kritik të zëshëm të ish-presidentit.

Republikani 60-vjeçar Christie, nuk arriti të sigurojë emërimin e Partisë Republikane gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 ku fitues doli Trump. Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsosit të kryer mes 9 dhe 15 majit, vetëm 1% e republikanëve thanë se ai do të ishte kandidati i tyre i preferuar për zgjedhjet e vitit 2024.

Duke i dhënë fund javëve të spekulimeve rreth qëllimeve të tij, Christie do të nisë zyrtarisht fushatën e tij në Kolegjin ‘Saint Anselm’ në Nju Hampshire të martën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: