TIRANE- Kryeministri Edi Rama këmbëngul që kreu i opozitës Lulzim Basha të japë shpjegime se si një parti shqiptare financohet nga burime të huaja. I ftuar sonte në emisionin “Studio e Hapur” në News24 të gazetares Eni Vasili, kryeministri Rama ka folur për një sërë çështjes të rëndësishme të aktualitetit për të hedhur dritë dhe kuptuar më mirë se çfarë po ndodh. Por jo vetëm kaq. Rama do ketë mundësi të sqarojë shumë akuza që opozita ka ngritur ndaj tij këto kohë.

Kapjen e sasisë rekord të kokainës pak ditë më parë në Portin e Durrësit, opozita ka nxituar ta lidhë menjëherë me emrin e Edi Ramës dhe vëllait të tij por kryeministri theksoi sërish se ishte falë pun♪7s së organeve ligjzbatuese shqiptare.

Eni Vasili: Ju falënderoj që jeni këtu zoti Rama. Sallata ruse që po përgatit PD siç thoni ju. Mother Jones ka publikuar një investigim. Deputetët tuaj akuzojnë Bashën si një njeri që po paguhet nga rusët, keni argumente?
Edi Rama: Së pari duhet të bëjmë një dallim të qartë nga pikëpamja e nuancave. Na duhet medoemos të dimë të ëvërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini por ne duam të dimë nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini. Nga ana tjetër historia është sallatë ruse sepse ka të përfshirë rusë me xhepa të thellë që kanë paguar një operacion financiar në funksion të PD dhe Bashës por edhe sepse nga pikëpamja e ligjit shqiptar ka shkelje nga fillimi deri në fund. Është e pakuptueshme se si një kryetar i një partie nuk mund të japë përgjigje në përputhje me ligjin.

Basha ka dhënë përgjigje duke thënë se janë akuza të financuara nga ju apo se kërkoni të tërhiqni vëmendjen nga kokaina e kapur…
Unë nuk kam asnjë arsye të mendoj se ne duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i agjencive ligjzbatuese shqiptare që ishte kapja e një sasie rekord kokainë. ‘Është sponsorizuar nga ju’ janë dokrra. Këto janë dokrra. Ajo që i kërkohet kryetarit të PD është të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të sqarojë nga fillimi deri në fund se si një parti shqiptare të financohet nga burime të huaja. Është e ndaluar. Si ka mundësi që një parti shqiptare të financohet nga një biznesmenë me kombësi ruse apo kombësi të tjera dhe këto financime të fshihen. Si ka mundësi një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidenfikueshme për të cilat vetë i financuari, pra PD përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk ka lidhje, nuk i njeh. Kjo është një situatë skandaloze dhe këtu ka dy aspekte. Njëri aspekt që PD është alternativë pushteti me ligjin në pushtet dhe aspekti tjetër cila është e vërteta deri në fund. Dhe nëse ka influencë malinje. E gjitha kjo përkon me një fazë kur këtu në Tiranë ishte ngritur një çadër dhe ku çdo ditë baltosej.

Ju jeni të bindur që financimet kanë ardhur nga rusët?
Ne kemi lexuar ato që sot kanë lexuar gjithë shqiptarët, gjithë partnerët e Shqipërisë

Kush Zoti Rama, se nuk ka deklarata…
Janë të shqetësuar se duan të dinë të vërtetën. Jemi përpara një situate ku kemi para një grumbull materialesh tejet shqetësuese me mënyrën si funksionon Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejt për financim nga Kremlini me qëllim që të ketë një mollë sherri mes Lindjes e Perëndimit. Na duhet të bindemi 100 % që kjo është e vërtetë. Ama do insistojmë deri në fund për të zbuluar nëse është apo jo e vërtetë. Fqinjit në kufirin tonë verior i ka ndodhu dhe atje është bërë hataja. Ka Kremlin, s’ka Kremlin ky është një krim, një aktivitet kriminal financiar, me burime të ardhurash të huaja, burime ruse. Media investigative thotë që ai ka lidhje, Lulzim Basha thotë se nuk i njeh.

PD thotë se nuk ka firmosur asnjë kontratë me “Biniatta Trade”?
Të thuash nuk di gjë kur kapesh me presh në duar, është e vetmja gjë që të mbetet për të thënë. Për këtë arsye, jo ne, jo unë, se për mua kundërshtar më të mirë, më të përshtatshëm se sa Lulzim Basha, më të përshtatshëm nuk ka. Nga pikëpamja e ndeshjes politike për ne kjo PD që drejton Basha është më e favorshmja. Nëse ka njeri të fundit të interesuar që atij t’i hyjë një gjemb në këmbë jam unë. Por këtu është në lojë raporti me ligjin i të zgjedhurve politikë që e shkelin atë.

“Mother Jones” është një gazetë e ekstremit të majtë, dhe shpeshherë flet për lidhe të Presidentit Trump me Rusinë. A besoni ju që Trump është i lidhur me Rusinë dhe Basha është një nënprodukt i tyre?
Kam ardhur në një studio serioze dhe jo në një kafene fshati. Tani çfarë do të thotë kjo që qenka “Mother Jones” ekstremiste e majtë? Historia e gjatë e komunizmit ka lënë gjymtime të mëdha në mënyrën e të menduarit tek ne, ne merremi me mesazhin dhe jo me mesazherin…

I besoni lidhet e Trump me Rusinë?
Kam ardhur për Bashën unë këtu, dua që të investigohet nëse ka lidhje mes tij dhe një politike për të futur në Shqipëri mollën e sherrit. S’jam këtu për lidhjet e Trump. Këto të tjerat janë muhabete kafenesh. Nuk po flasim për “Motherin” por për pjellën dhe pjella është ky investigim. Unë e kam thënë në parlament që këta njerëz e din ë këtë popull për budalla. Mirë po kjo punë duhet të marrë përgjigje dhe këtë përgjigje do e marrin nga autoritete d drejtësisë shqiptare.

Ju i keni bërë thirrje Bashës që të dëshmojë ne prokurori. Përse nuk e therët prokuroria? Pse e bëni ju…
Ne insistojmë që kjo çështje të zbardhet një herë e më parë. Kjo është një çështje që kërkon përgjigje shteruese. Unë nuk dua të besoj, nëse më pyesni, që Lulzim Basha ka vajtur deri në pikën që të bëhet një shërbëtor i një skemë për të destabilizuar Shqipërinë. Por nuk mund të qëndrojë pa lëvizur me idenë që kjo s’mund të jetë e vërtetë. Duhet të autoritetet të shkojnë deri në fund dhe të na thonë nëse ka lidhje apo jo. Nga ana tjetër është raporti me ligjin dhe drejtësinë i njerëzve që shumë shpesh i kanë ikur ligjit, duke detyruar edhe policinë. Çfarë u flasim ne qytetarëve, nëse ne nuk jemi të parët për çdo veprim apo vendimmarrje që mund të ketë shkaktuar shkelje të ligjit

Pse si thoni prokurorisë që të hetojë këtë çështje dhen u bëri thirrje Bashës. A është ky presion ndaj prokurorisë?
Çdo me thënë kjo? Kjo është pjesë e debatit politik dhe publik dhe ne përsërisim thirrjen për Lulzim Bashën që të mos bëjë hajgare me një çështje që është e rëndësishme që të zbardhet. Por të shkojë në prokurori.

Po bëni axhendën e prokurorisë…
Jo nuk po bëj axhendën e saj. Por para se të dalë e të brroçukillisë se si do shpëtojë shqiptarët nga varfëria, po noton në para të zeza. Kjo është diçka që e kemi thënë me kohë dhe e kemi ditur me kohë dhe këtë herë kjo është financuar me para të zeza. Me lumë para të zeza

S’keni fakte apo jo?
Ky është një fakt. Dhe mbi këtë fakt duhet të hetohet. Mbi faktin që për të financuar PD dhe Bashën është derdhur një lumë parash të zeza. Edhe vet Basha tha; ‘janë mbledhur 100 shqiptarë dhe kanë mbledhur qindra dollarë dhe mi kanë dhënë mua’. Kjo është një çështje që mbase ju se keni ndjesinë se çfarë peshe ka.

Edhe ju jeni akuzuar nga opozita se në 2012 keni paguar 80 mijë dollarë për një foto me presidentin e SHBA Obama. Madje edhe Bilal Shehu pranoi fajësinë
Nuk është kështu fare pasi lobimi është diçka tjetër. Lobim do të thotë të paguash para për të ndikuar për një gjë apo një gjë tjetër. Për të përcjell një gjë tjetër. Sa i takon rastit në fjalë s’ka asnjë krahasim rasti në fjalë është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar. Në rastin e përfunduar, zotëria që i është përfolur, emri i tij, ka pranuar fajësinë pasi në mosnjohje të ligjit amerikan ka shkelur ligjin. E pranoj fajin e tij. Dhe kaq. Ajo që flasim sot këtu është që nuk merr askush përgjigje. Kjo është një çështje që ska pasur kurrë me asnjë lloj financimi nga unë dhe nga PS dhe as nga asnjë lloj kanali. Ka emër dhe mbiemër personi që ka marrë përsipër këtë. Këtu ka mbaruar historia. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan.

Ajo është një çështje e hetuar, e përfunduar që nuk ka asnjë lidhje. Përpjekja për të vendosur shenja barazie nuk është kështu.

Fox News shkruante atëherë, keni paguar për një foto me Obamën, para që nuk dihej nga kishte ardhur
E ke shumë gabim. Nuk ka asnjë lidhje me faktin që po diskutojmë. Jemi në kushtet e lobimit të një partie. Edhe ne kemi bërë kontrata lobimi. Problemi është se këtu bëhet fjalë për para të zezë që duhet gjetur nga ka buruar, pse ka buruar. Të jeni të bindur se të tjera fakte do të dalin. Kjo është një zullum apo një sallatë ruse aq e bubushme.

Kur do marrë fund mania e partive shqiptare për kontrata lobimi, mijëra dollarëshe?
Nuk ka paguar PS asnjëherë para për foto, asnjëherë. Partitë politike kanë zgjedhur në momente të caktuara të bëjnë kontrata lobimi. Edhe ne kemi bërë dy kontrata lobimi mos gaboj, shumë modeste. Duke pasur mendimin se përmes saj do kishim mundësi më shumë për komunikim. Nuk japin ndonjë rezultat, nga eksperienca ime. Tjetër gjë nëse ato para kanë shkuar për foton me presidentin. Më shumë vota do t’i jepte fotoja me mua Lulzim Bashës se me presidentin. E gjithë përpjekja për ta lidhur atë foto me ndonjë konspiracion apo me mua është rrëzuar 100%.

Pse jeni të gatshëm të besoni Mother Jones kur nuk besuat shkrimet për kanabizimin e vendit?
Kanabizimin e vendit është një term që e keni shpikur ju, media shqiptare.
Nuk e pranoj kurrë që Shqipëria e njohu kanabisin kur erdhëm ne. Shqipëria njohu luftën kundër kanabisit kur erdhëm ne. Juve nuk ju intereson të thelloheshit në të vërtetat e fakteve. Në Shqipëri mbillej kanabisi nga Dukagjini deri në Lazarat. Për çfarë po diskutojmë të njëjtën histori kur unë jam këtu si kryeministër i një vendi që e ka fshirë nga harta historinë e kanabisit. Roli i opozitës në këtë gjë mizerje. Nuk mund të përdorësh krimin dhe luftën kundër krimit për të kriminalizuar kundërshtarin tënd.

Unë flas për akuzat e bëra në anglisht dhe për gjithë lumin e baltës të shpërndarë në çdo vesh e çdo kanal. Unë që takoj partnerë të huaj, e di si skuqem nga sikleti sa herë më pyesin po këta çfarë kanë. Shumë vende kanë një rregull të pashkruar, përfshirë dhe Gjermania. Që politikanët nuk flasin keq për vendin jashtë vendit të tyre.

Pra ju thoni që opozita të mos flasë fare.
Kalo në publicitet që të marrësh pak veten se e shoh që je e pavëmendshme.

Unë jam shumë mirë zoti Rama.

Qëndrojmë tek sallata ruse, Edhe Basha ju akuzon juve për lidhje me rusët…
Rusia nuk është një vend armik me të cilin ne kemi marrëdhëniet që kemi pasur para se të rrëzohej diktatura, nuk është partner strategjik as pikë referimi në politikën tonë të jashtme, por as nuk diskutohet që jemi të hapur për të zhvilluar marrëdhënie ekonomike tregtare kulturore. Unë nuk kam pritur ndonjë rus, por përfaqësuesin e kompanisë, një norvegjez, edhe një kompani ruse disa kohë më parë erdhi në zyrën time për një projekt në fushën e energjisë…Po t’i beson vërtetë tek pyetja që bën? Një kompani ruse 1 herë që ka ardhur i kam takuar, po ç’lidhje ka kjo me një konsorcium shumë të madh që po ndërton aeroportin e paska bërë disa punë në Rusi, i cili s’duhet të vijë në Shqipëri se paska biografi të keqe… Do shikoni që do dalin materiale të tjera..

Çfarë materialesh?
Po do shikoni që e gjithë balta e hedhur këtu është transportuar matanë Atlantikut e janë thënë 1 mijë të zezat. Media në fjalë ka marrë dokumente zyrtare shkoni merrini i keni aty…Është e padëgjuar ndonjëherë dasma në çadër dhe dhurata e 100 shqiptarëve për Bashën.. Kjo dasmë paska qenë atraktive, por kjo nuk është një çështje që kalon me kaq. Meqë “Mother Jones” nuk duan Trump dhe nuk duan as Lulin po kjo s’është logjike.

Po pse doli shpejt Basha nga çadra?
Më duket se të ka torolisur dhe ty Eni kjo histori. Lidhjet ruse duhen zbardhur për të kuptuar aspektin kriminal të dy rusëve që s’mund të kenë qëllime malinje por çfarë kanë dashur atëherë? Cili është qëllimi? Doli dasmori dhe thotë që dasmën ma financuan njerëz që nuk e di se cilët janë, pa të marrë leje e pa të thënë se kush janë

Përse përfundoi dasma pas këtij takimi me ju?
Dasma mbaroi, por nuk ka çadër. Darjet e dasmës bien gjithmonë..

Ju bëtë diçka që dasma mbaroi..
Shpifjet dhe balta që dërgohen sot aktualisht aty ku mund të influencohet opinioni në disa pika për të penguar hapjen e negociatave…

Ju keni çuar Grisildën në Bruksel..
Nëse do merremi me sistem, ky është…ishte një gafë, e bërë në një moment që nuk u mor vesh se si qëndroi e vërteta. Por nëse e krahasojmë sistemin me gafën, ska lidhje. Shqipëria ka sfida dhe shumë e shumë gjëra të paimagjinueshme.

Berisha publikoi një foto ku shihej ekskorta juaj pranë një spitali privat në Tiranë. Mund ta dimë çfarë donit aty?
Faleminderit për interesimin për shëndetin tim. E kam pritur pak më shpejt nga ty. Po ska rëndësi. Këtu është një tjetër arsyes për të thënë dhe ku jemi katandisur. Sali Berish publikoi. Ok. Po pastaj? Jam unë që duhet të jap shpjegime? Jeni ju që i publikoni pa bërë shpjegime. Unë mund të gënjej, mund të them isha aty për… Po ku jeni ju? Sali Berisha publikon çdo ditë lloj-lloj absurditetesh. Ato tallje që ia bëjnë të tjerët. Siç publikoi dhe atë me gardën pranë shtëpisë time që ia kishin sjellë tre emigrantë. Pasi e shpërndani gjithë andej kjo ngelet që mund të jetë dhe kështu, Po njerëzit kanë të drejtë të dinë të vërtetën? Kush do ua thotë? Saliu apo unë? Këtë duhet t’ia thotë standardi i një medie, që mund të jetë jashtë kësaj shpifje dhe balte. Kam qenë në spital tek një miku im shumë i mirë mjek që ka pasur një histori suksesi në Itali dhe njeh problemin tim që kam një problem si gjithë shqiptarët, me mesin. Pasi bëra një udhëtim të gjatë, pata një kolpo që më krijoi një problem me nervin shiatik. Pse duhet të shkoj në spital që të takoj Saimir Tahirin ka të ndenjura këtë të ta besoj? Unë mund ta takoj kudo, edhe ne zyre.

Ku do e takonit?
Në zyrë.

Po dhe atëherë do ishte lajm.
Ama ta takoja, por jo të gjenerohet një histori e tërë se hedh një budalla, kokrra e budallait një gurë në lum dhe hidheni ju të gjithë si të mençur për të nxjerrë gurin nga lumi. E kuptoni se ka ardhur koha të hiqni dorë nga kjo maskaradë.

Media është e lirë më në fund…
Kjo nuk është liri, është shthurja më e madhe e lirisë dhe abuzim me lirinë. S’ka abuzim më të madh me lirinë se ta përdorësh.

Ju quani kreun e opozitës ‘kokrra e budallait’?
Jo nuk ka thënë ai.

Po edhe ai ka thënë.
Po edhe ai pra, hedh budallai një gur në lumë, turren të mençurit. Po u hodh Saliu, ai gati është.

A është Sali Berisha kokrra e budallait?
Është proverbi. Je e zhytur në sallatën ruse. Unë solla proverbin. Hedh kokrra e budallait një gur në lumë dhe hidheni të gjithë si të mençur.

E takove Saimir Tahirin?
Nëse do kisha nevojë ta takoja, e takoja ku të doja. Nuk e kam takuar Saimir Tahirin se nuk kam pasur nevojë ta takoj dhe as malli nuk më ka marrë. Por është çështje tjetër….

Se këtu merr tjetri në telefon dhe akuzon për vrasje. Këtij i është dhënë statusi se ka të drejtë për çdo gjë. Tani që ka lajthitur komplet

E keni takuar Tahirin prej nisjes së hetimit?
Skam pasur asnjë kontakt, kam pasur një komunikim me mesazh shumë korrekt për një drejtues lokal të PS-së. Asnjë takim. Tahiri është person nën hetim. Keni dëgjuar ta mbrojë dikush tjetër përveç avokatëve. Unë pres rezultatin e hetimit.

Flasim për pikëpyetjet e operacionit të kapjes së 613 kg kokainë, thuhet se u ndërhy në magazinë dhe nuk u prit më gjatë sipas opozitës, kemi një operacion të ndërprerë që droga të mos shkonte në destinacion?
T’ju përgjigjem këtu këtyre që s’dinë nga i marrin lekët..

Të njëjtat akuza bën edhe LSI…
E di atë historinë merre një gjë e ndaje përgjysmë, e njëjta gjë është

Pse u ndërpre aksioni?
Unë jam kryeministër jo drejtor i Policisë së Shtetit. Nëse keni kuriozitet për të shuar, studiojeni me ekspertët e duhur se ekspert për asnjë çështje që lidhet me të vërtetën në PD nuk ka. Sa për mua di t’ju them se jam shumë krenar që kemi bërë atë operacion të jashtëzakonshëm i bërë nga agjencitë tona ligjzbatuese. E kam theksuar se agjentët tanë doganorë, ata njerëz që marrin ato rroga që marrin, policët shqiptarë, ata policë që marrin ato rroga që marrin përballë një tundimi kaq të madh

Arbër Çekaj pronari i “Arbri Garden” a është peshk i madh? Ai thotë se është bretkosë dhe se s’ka lidhje me kokainën që u gjet në kontejnerin me banane…
Bretkosë për të cilin ka pasur denoncim nga antidroga e Durrësit për një ngarkesë të kapur në Ekuador…por ky është një proces që drejtohet nga Krimet e Rënda, ajo është e mbështetur nga institucionet e tjera dhe gjithë agjencitë e tjera…se sa peshk i madh apo çfarë bretkose është ky, kjo nuk është çështje e kryeministrit të Shqipërisë.
Vasili: Kthehemi tek droga zoti kryeministër…
Rama: Aty e ke mendjen ti…
Vasili: Po le të flasim për detaje nga familja…Shpresoj ta bëjmë një herë tjetër
Rama: Kur të dalim në pension të dy
Vasili: Kalojmë tek droga..
Rama: Jam prekur realisht që atë operacion e kanë bërë Policia e Shtetit vetëm. E kanë bërë vetëm pa partnerë.
Vasili: Po armata kolumbiane pse e thotë se ka qenë i përbashkët….
Rama: E para njëherë…ska pasur asnjë deklaratë kontradiktore, por shtrembërim i qëllimshëm. PD është ekspertiza e gënjeshtrës. Në shtetet e tjera opozita nuk ngrihet kur kapet drogë. Me kë kam folur? Me ministrin dh jo me drejtorin e Policisë. Kam marrë informacione nga ministri. Kur ministri i brednshëm ka bërë atë Twitt, i kishte përfshirë të tjerët në aksion, pasi janë në hetim tani. Kam pasur edhe me ministrin e Financave, pasi ka një hetim doganor si zanafillë. E kam marrë si dhuratë të bukur për përpjekjen tonë. ndaj e kam thënë me krenari. ‘Bravo, bravo’ që e bëtë këtë gjë. U shprehën DEA, SHBA, Antimafia, ku thanë se nuk kanë marrë pjesë të huajt. U tha dhe doli në parlament, i njëjti, i 27 viteve që peshkon të njëjtët budallenj. Nga Kolumbia ka ardhur përgjigja se s’kemi pasur asnjë informacion dhe është kërkuar në lidhje me këtë faqe të armatës kolumbiane dhe nuk është vërtetuar ende nëse është e vërtetë a[po jo. Duhet të kërkosh që të gjesh ndonjë që ka formën e kazanit dhe nuk është i tillë. Unë s’po bëj asnjë fushë me lule. Ne jemi në një proces shtet-bërje, kompleks, të vështirë ku njerizt kanë humbur durimin, por ne do bëjmë shtet. Dhe o e bëjmë ne o se bën njeri tjetër. Ti më thua mua; a e ke lexuar deklaratën e Armatës Kolumbiane, O vdeksha unë për ty. Po shko verifikojë.

Rama: A mund të ma hiqni këtë (Foton e Berishës)
Vasili: Edhe kur vjen ai ka këtë audiencë. A mund të flasim për njerëzit.

Opozita nuk bën, media nuk bën. Kush bën atëherë, vetëm qeveria bën?

Në këtë vend bëjnë të gjithë ata shqiptarë që punojnë, që çojnë fëmijët në shkollë dhe kursejnë gjakun e tyre, ata që marrin rrugët e emigracionit për të mbajtur familjet e tyre.

Të dhashë një duzinë lajmesh me kapje marramendëse sasish kokaine dhe nuk kam parë një lajm në media shqiptare. Ta thashë për të mos kujtuar se çfarë ndodh këtu është gjitha bota.

Ne do ta luftojmë krimin dhe drogën, me gjithë shqetësimet që iu shkaktohen familjarëve tanë dhe shqiptarëve të ndershëm me këto maskarada.

Vasili: Kur thoni familjarët çfarë keni parasysh?

Rama: Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit.

Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë.

Vasili: E keni biseduar me Gregun më pas?
Rama: S’kam pasur kohë sepse kanë vazhduar të tjera, e të tjera. Thjesht janë vetëm sakrifica.

Cila është marrëdhënia juaj me Xhafaj?
Na ka qëlluar njëri që torois lagjen. Xhafaj është ministër i brendshëm i qeverisë sime të cilit ia kam dhënë besimin me mend dhe me zemër dhe i cili po bën gjërat e duhura me mënyrën e tij, që është e ndryshme në stil por efikase në përmbajtje. Mua më intereson përmbajtja. Çfarë problemi mund të ketë mes meje dhe ministrit të brendshëm kur ne po shohim rezultate. U fol në samit, unë jam në tavolinë dhe ndihem krenar. Pastaj duhet të vij këtu dhe duhet të jap llogari.

A biem dakord që ishte një zbulim rastësor, një operacion i rastësishëm?
Ishte një sasi e madhe droge që e kishte porositur im vëlla. Unë i kisha thënë jepi dhe pastaj e kapëm në doganë. Ndryshimi në sistemin në dogana ka sjellë efekte. Mjafton të pyesni sipërmarrësit e këtij vendi, a kanë ndryshuar doganat e Shqipërisë për mirë apo për keq. Ju thoni e kapët rastësisht. Po, erdhi ai që i ndante miell partizanëve dhe i ngecën bananet në grep.

Pra kishte kohë që po hetohej?
Hooo. Ça janë këto pyetje.

Për transparencë.
Ju nuk doni transparencë, doni telenovelë. Doni narkos. Se ka dalë seria tjetër.

Janë pyetje që duan përgjigje.
Dritëhijet e operacionit të kokainës titulli.

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu ka deklaruar se në janar do kapeshin peshqit e mëdhenj, por tani jemi në mars dhe nuk po shohim gjë
Unë nuk jam ambasadori i SHBA dhe s’flas në emër të tij. Kur ta thërrisni në këtë studio bëjini ekzakt të njëjtën pyetje që më bëtë mua. Nëse më shikoni mua si peshk të madh dhe mendoni kur do kapem unë, atëherë ky nuk është problemi juaj. Mesazhi ka qenë që të përforcohet lufta ndaj korrupsionit. Mua më mjafton që 14 persona, pesha të rënda të sistemit gjyqësor nuk kanë hyrë në veting, janë dorëzuar vetë. Këtë quaj rezultat. Prokuroria është vënë në lëvizje dhe po heton çështje të harruara, këtë quaj rezultat.

Si e pritët qëndrimin e Metës për negociatat me Greqinë?
Unë e kam thënë dhe mund ta përsëris pa asnjë hezitim që presidenti i republikës ka bërë nga fillimi deri në fund, gjënë e duhur. Ka kërkuar sqarimet e nevojshëm, ka qenë i arsyeshëm me procesin dhe e ka ndihmuar konsolidimin e një procesi që duke pasur edhe filtrin e presidentit të republikës në dhënien e autorizimit bëhet solid dhe na jep një pozicion solid në negociata. Pavarësisht se është zgjatur pak e vërteta është se unë e falënderoj Ilir Metën për rolin që ka luajtur deri tani në këtë proces. I kemi ezauruar të gjitha hapat për negociata. Pres që presidenti të japë autorizimin.

Patët premtuar në opozitë se në vitin e parë të qeverisjes hapim negociata
Unë kam thënë? Si mund ta thosha unë kur nuk ishim bërë akoma kandidat. Unë kam thënë do bëhemi kandidat dhe u bëmë. Hapja e negociatave është një proces që nuk është vetëm se ça bëmë ne. Ishte një mision i cili duke parë situatën kritike mes vendeve anëtare, vuri dhe shtoi pikët. Deri në atë momente na thanë; ‘kaloni reformën në drejtësi dhe do të hapen negociatat’.

Nuk do të jetë i lehtë, dhe do arrihet atëherë kur do arrihet. Është negociatë. Procesi ku hymë si rezultat i këmbënguljes së presidentit për të ndërtuar kuadrin na ka ndihmuar.

Çfarë po ndodh në këto bisedime zoti Rama?
A mund të më tregoni se çfarë është një negociatë transparente. Për fat të keq ju i merrni një fjalë dhe ia shtrembëroni këtu. Se po t’iu thoshte ai do ishit në rregull. Negociatat nuk kanë nisur nga pikëpamja teknike. Negociatat kanë qenë politike dhe për to kemi folur qartësisht. Ndërsa për metra e kilometra, vija ndarje janë aspekte teknike.

Meçollari ka qenë në takime, pjesë e negociatave?
E morët një njeri e futët në ingranazhin e kazanit. E bëtë copë. E mori dhe e kafshoi dhe e bëri copë me dhëmbët e veta të baltës, shpifjes, mungesës totale të papërgjegjshmërisë PD dhe ju e latë një nga njerëzit më të mirë pa mbrojtje. Ai është patriot nuk është spiun.

Po mirë kjo do vërtetohet?
Kush do e vërtetojë, gogoli?

Çështja çame, kemi ne vija të kuqe ndaj tyre?
Çështja çame mos prisni ndonjëherë që grekët të thonë ekziston. Sepse për ta është pretendim territorial. E kam sqaruar edhe për opinionin grek. Iu kam thënë mos prisni të mos flasim për çështjen çame sepse janë shqiptarë. Ajo që duam ne të bëjmë është që jo të mbytemi në një lugë ujë por të adresojmë problemet e kësaj bashkësie dhe pasardhësve të asaj bashkësie t’u japim të drejtat që i janë mohuar.

Vija e kuqe ku është, do çedoni tek emri?
Ne kemi qartësisht të drejtat që duhen vendosur në vend.

Nëse nuk hapen negociatat në pranverë çfarë pritet të ndodhë?

Po nuk u hapën negociatat do hapet çara në bulevard, por reforma e ujit nuk do jetë në faforin e tyre, se do nisë edhe vapa.

(m.k/ed.me/m.a/er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb