Më 5 shkurt, 1985, në një fshat të Madeiras në Portugali, lindi Kristiano Ronaldo, një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Ditën e sotme ai feston 38-vjetorin, në një karrierë të mbushur me suksese dhe dështime, duke u bërë lojtari më me shumë gola në histori, me mbi 1100 të tillë.

Një karrierë e nisur te Sportingu i Lisbonës, i cili u grumbullua me ekipin e parë që në moshën 16-vjeçare dhe me talentin e tij ra menjëherë në sytë e klubeve më të mëdha europiane.

Në vitin 2003 ai u transferua te Mançester Junajtid, ku do të numëronte akoma dhe më shumë suksese, ku në të cilin fitoi 3 tituj të Premier Ligës, një Kupë Fa, një Ligë Kampionësh dhe shumë të tjerë, përfshirë dhe Topin e parë të artë në vitin 2008.

Në vitin 2009 ai u transferua te Reali i Madridit për 94 milionë euro, duke e bërë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit për atë kohë. Me “galaktikët” portugezi shijoi periudhën e tij të artë, në të cilën fitoi dy La Liga, dy Kupa Mbreti, tre Superkupa Europiane, tre Kupa Bote për klube dhe katër Champions, përfshirë dhe katër Topa të Artë.

Më 10 korrik të vitit 2018, Kristiano Ronaldo u prezantua i lojtar i Juventusit, duke zgjedhur një kapitull të ri në karrierën e tij, i cili u transferua nga Reali për shumën e 100 milionë eurove.

Dhe pse qëndroi për 3 vite te Juventusi, ai arriti të shënonte më shumë se 100 gola për bardhezinjtë duke fituar dy tituj të Serisë A, një Kupë Italie dhe dy Superkupa të Italisë.

Në vitin 2021 portugezi bëri një zgjedhje me zemër, e cila do të rezultonte një gabim i madh për të. Ai refuzoi të kalonte te Mançester Siti dhe zgjodhi që të rikthehej dhe njëherë te ish-skuadra e tij Mançester Junajtid, ku në sezonin e parë doli golashënuesi më i mirë i skuadrës, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta ndihmuar ekipin të arrinte Champions-in.

Për këtë arsye ai kërkoi largimin një vit më pas, gjë që nuk ndodhi për shkak të pakënaqësive që kishte me trajnerin Erik Ten Hag. Pas një interviste bombastike që portugezi lëshoi për prapaskenat e klubit më të titulluar në Angli, Junajtid mori menjëherë masa duke i ndërprerë kontratën.

Duke parë që interesi nga klubet europiane mungonte, Ronaldo zgjodhi në fundin e vitit 2022 të transferohej në Arabinë Saudite te Al-Nasr, duke u bërë lojtari më i paguar në histori, me 200 milionë euro të fituara në sezon.

Sa i përket aventurës së tij me Portugalinë, suksesi më i madh mbetet “EURO 2016”, me kombëtaren e tij që ngriti në qiellin e Francës titullin më të madh në Europë për shtete dhe gjithashtu edicionin e parë të Ligës së Kombeve në 2019.

Sa i përket historisë në Botërore, arritja më e madhe e Ronaldos me Portugalinë është viti 2006, ku kombëtarja e tij u rendit e katërta./ Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb