Nuk i kishte shënuar asnjë herë Partizanit në derbi, Taulant Seferi e bën pikërisht atëherë kur duhej, në derbin e fundit duke firmosur në suksesin e bardhebluve që i solli titullin e 26-të në histori. Sulmuesi nuk i fsheh emocionet për këtë titull të veçantë për të, ka një dedikim special por nuk harron as Kombëtaren:

“KËPUCA E ARTË”: Objektivin kryesor e arrita, falënderimi i takon Zotit. Nuk kemi pasur kundërshtar, e kemi dominuar. Do bëj maksimumin deri në fund, janë edhe 3 ndeshje, se çfarë do të ndodhë do ta shikojmë.

E bëmë enkas për të mundur Partizanin dhe të shpalleshim kampion (bëj shaka). Fituam derbin dhe fituam kampionatin. Nuk ka më mirë. Peng kemi ndeshjet para Partizanit, nuk kemi bërë lojën që bën Tirana me sulme dhe dominim. Sot treguam fytyrën tonë, fytyrën e Tiranës.

Jam shumë i lumtur, po bëj më të mirën për të kapur Kombëtaren. Do bëj maksimumin tim që trajneri i Kombëtares të shikoj çfarë po bëj unë. Edhe në qoftë se nuk më fton, do punoj fort. Unë këtë titull ja dedikoj familjes time, sepse e meriton”, u shpreh Seferi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb