Një 27- vjeçar nga Fieri është i vetmi i arrestuar në Shqipëri gjatë operacionit anti- drogë ‘’Rockerduck’’ mes Shqipërisë e Italisë.

R.H baues në Bishan sipas Policisë kishte rol solid në grupin kriminal prej 13 anëtarësh që trafikonte drogë në dy vendet.

Roli i tij ishte të kontrabandonte kokainën, t’ia dorëzonte negociatorëve, dhe të mblidhte paratë nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

Ndërkohë 11 të tjerët janë arrestuar në Itali dhe grupi funksiononte nëpërmjet një bashkëpunimi mes dy shteteve kryesisht për transportimin dhe shitjen e kokainës.

 

PJESË NGA NJOFTIMI I POLICISE

Në Shqipëri, në kuadër të operacionit vihet në pranga  një anëtar i këtij  grupit kriminal.

 

Konkretisht, ditën e sotme, në Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 27 vjeç, banues në Bishan, Fier, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian. 

 

Shtetasi, R. H., i arrestuar ditën e sotme në Fier, në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë. Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb