Ministri Bledi Çuçi, në një konferencë për mediat, tha se konflikti që prodhoi 4 të vrarë dhe dy të plagosur në Velipojë, nuk ishte denoncuar më parë në polici.

Ai tha se për ndarjen e shezolngëve në parcelat e plazheve merret pushteti vendor e bëri thirrje që ky institucion të kujdeset për mbarëvajtjen e kësaj ndarjeje.

Çuçi paralajmëroi se do të shtohen kontrollet në akset kryesore të vendit, edhe me ndihmën e teknologjisë. Në të gjitha rrugët, do të instalohen kamera monitoruese, ndërsa kontrolle sipas tij do të zhvillohet dhe me dronë.

Ndërkaq, Çuçi evidentoi si problematikë lëvizjen e qytetarëve me armë pa leje. Ai tha se është e vështirë që kontrollet të ushtrohen në çdo banesë shqiptari, ndërsa shtoi se e vetmja mënyrë efektive për t’i ndaluar këta persona, është vetëm pas daljes së tyre nga banesa me armë.

“Unë do të duhet dhe do të bëj më shumë, do të mbledh grupet e interesit për të parë se cila është qasja më e mirë deh të pakësojmë këtë fenomen, që përbën rrezik, sepse e lehtëson gjaknxehtësinë e shqiptarit. Na mungojnë mekanizmat për të zgjidhur problemet, për fat të keq.
Pse në verë? Kjo është e kuptueshme sepse rritet qarkullimi, si pasojë e ardhjes e turistëve dhe kthimit të emigrantëve shqiptarë që vijnë jashtë vendit. Duke u rritur rritet dhe mundësia për t’u rritur numri i aksidenteve. Nuk janë statistikat e mia, e shtetit shqiptar, janë të publikuara, nuk i nxorëm sot.

Mora vite që jemi ne në qeverisje, nuk e krahasuam në kohën e qenërisë tjetër. Nuk parandalohet, luftohet, me policë pas çdo makine. Duhet teknologji. Ne kemi një plan për të instaluar akset e vendit, me kamera, që do të gjenerojë gjoba në mënyrë automatike skanohet targa, i shkon gjoba personit. Do të ketë dhe monitorime me dronë.

Përmes celularëve ka ekzistuar gjithmonë, s’është fenomen i ri. Kërkon shkallë më të avancuar të gjurmimit. Ndryshe nga pikat fizike ku shkonin njerëzit të uleshin, ky është një proces, madje kemi pasur së fundmi një çështje që e kemi çuar në prokurori dhe padiskutim që ka dalë në vëmendjen tonë së fundmi. Kjo është një fenomen që po rritet dhe do të ketë fokusin e vet specifik tashmë.

Polica e shtetit nuk jep leje për shezlong, nuk është policia e shtetit, ne kontrollojmë ligjshmërinë. Në dijeninë time, problemi konkret lidhej me faktin kush e ka pasur më parë, e kush do e ketë. Këtu duhet të ndërhyjnë institucionet, duke nisur që nga pushteti vendor, që ka detyrimin për të administruar territorin. Në rastin konkret s’ka pasur denoncim paraprak, e them me kompetencë të plotë. Ne nuk mund të hymë në çdo shtëpi shqiptari, është e pamundur ta mendosh. Ne kemi hyrë, kemi bërë kontrolle.

Kemi qenë në zona me rrezikshmëri të lartë, kemi hyrë në banesa dhe kemi gjetur armë. Kuptohet, nuk është sistemi i duhur të kërkosh gjilpërën në kashtë. Mundohemi që të kapim rastet flagrante, kur dalin nga shtëpia me armë”, tha Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb