Besart Kadia do të jetë pjesë e qeverisë aktuale të udhëhequr nga PS. Ai është emëruar zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe do të jetë zëvendës i Anila Denajt.

Kadia ka qenë pjesë e PD, pasi ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar, në skuadrën e Koordinatorëve Kombëtarë të selisë blu dhe pjesë e Sekretariatit për Sipërmarrjen e Lirë.

Nuk dien ende arsyet e kësaj lëvizje të papritur të Kadias nga e opozita e djathtë tek qeveria e së majtës. Kadia është shkarkuar më 5 nëntor të 2019 nga PD, dhe prej atëhere nuk ka më të drejtë të zgjidhet në asnjë funksion brenda PD.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb