Deputetja e Partisë Demokratike Jorida tabaku, nga foltorja e Parlamentit ka akuzuar qeverinë se është në shërbim të oligarkëve dhe kompanive të caktuara, për të cilët tha se po kërkohet edhe miratimi i aktit normativ për rritjen e çmimeve të produkteve të ndërtimit.

“U përpoqa të ndjek fjalët e kolegëve socialistë që kishin një emërues të përbashkët, të ulni kokën me turp që po ndajnë 80 milion euro për disa firma që kanë marrë tendera korruptive me 99 përqind të vlerës në 10 kompanitë e preferuara të qeverisë. të ulni kokën me turp se nuk po votoni aktin korruptiv. Nuk di ç’duhet bërë më shumë që qeveria të ulë kokë e të kërkojë ndjesë që sa herë vijnë këtu nuk miratojnë një akt që shkon në dëm e shërbim të qytetarëve.

Akti nuk quhet i tillë se Kuvendi ka qenë i mbledhur dhe nuk ka arsye se përse të mos veprojë Kuvendi. Kanë bërë një akt që ka hyrë në fuqi ndërkohë që kanë nisur të paguajnë kompanitë. Së dyti akti sjell amnisti indirekte të detyrimeve të firmave. Vonesa në përfundimin e veprave publike dënohet me penalistete. Me këtë akt amnistohen kompanitë që kanë vonesa.

Kam raste pa fund të kompanitë të përfshira në rindërtimin.

Nga ana tjetër, kompanitë përveç faktit që tenderat janë dhënë me 99 përqind të vlerës, kanë lidhje me qeverinë.
Rruga Kardhiq-Delvinë dhe shumë raste të tjera i kam denoncuar. Abuzimi më i madh është për kompanitë që kanë pronarë persona në kërkim, të hetuar të gjykuar për trafik ndërkombëtar droge. E dini ç’bën kjo qeveri? 18.6 milion euro janë dhënë për kompani e persona që janë në hetim. Me aktin qeveria kujdeset ti sigurojë fitime e mos i mungojnë të ardhurat. Kur i thonim ne qeverisë që çmimet po rriten thoshte jo. Sot doli ministrja tha janë rritur që në shtator. Çfarë lufte kishte në shtator?

Pak ditë më parë bashkë me zonjën Felaj diskutuar rezultatet e një sondazhi për korrupsionin, ishte një këmbanë alarmi. Ajo që është e rëndësishme është që oligarkët paguajnë për të kaluar ligje në Parlament. Kjo është kapja e shtetit në nivelin më të larta. Ky është korrupsioni në nivelin më të lartë.

Nga korrupsioni i banaqeve është kaluar në korrupsion politik, ku kompani kërkojnë mbështetje e sjellin këtu rritje buxheti për to, ndërkohë që kjo ndihmë e mëshirë nuk i jepet askujt prej qytetarëve në nevojë. Votimi kundër aktit është nder që i bëjmë qytetarëve”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: