Debati final Trump- Biden është shoqëruar nga momente kyçe teksa ishte shumë më ndryshe nga ai i pari. Nëqoftëse debati i parë ishte plotësisht akuzues, sulmues dhe agresiv, i dyti ishte më civil, i heshtur dhe i kontrolluar.

Mediat e huaja sjellin momentet më pikant nga ky debat i cili do të jetë dhe i fundit mes Trump dhe Biden si kandidatë për presidentë pasi pas 3 nëntorit do të ketë vetëm një fitues.

1- Debat i heshtur dhe civil

Gjatë debatit kishte një buton të heqjes së mikrofonit, dhe kjo ndikoi tërësisht në debat, pasi çdo kandidat fliste vetëm 2 minuta dhe jo më shumë, prandaj dhe toni ishte më i ulët si dhe retorika më e civilizuar.

2- Lidhjet familjare

Pavarësishte debatit të civilizuar, kandidatët u nxehën me njëri-tjetrin kur u përmendën ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet amerikane.  Biden është akuzuar më parë se ka përdorur postin e zv/presidentit që biznesi i djalit të tij të përfitojë në Ukrainë, por ai i ka hedhur poshtë këto duke theksuar se “Asnjë gjë e vetme nuk ishte jashtë linjës”.

Trump nuk e ka lënë këtë rast duke e krahasur familjen Biden me një pastrues pasi po thithin para duke përmendur se ka përfituar nga fonde ruse.

3- Krahasimi me Lincoln

Biden e akuzoi Trump si një nga presidentët më racistë të historisë moderne, por ky i fundit ia ktheu duke theksuar se është një nga presidentët më pak racistë dhe shtoi se përveç tij, vetëm Abraham Lincoln kishte bërë më shumë për afro-amerikanët.

4- COVID-19

Sigurisht nuk mund të mungonte në debat si temë kryesore COVID-19. Biden akuzoi administratën e Trump se po keqmenaxhonte situatën aq sa amerikanët po mësohen të vdesin nga virusi. Trump deklaroi qartë se SHBA po bënte kthesën, me një vaksinë duke ardhur së shpejti teksa akuzoi Bidenin dhe paralajmëroi amerikanët se kundërshtari i tij nëse bëhet President do i çojë amerikanët në mbyllje totale teksa ai po e rihap SHBA.

5- Thirrja e Biden për bashkim

Joe Biden e ka shfaqur figurën e tij si një bashkues. Ai tha për votuesit se do të shërojë iunatin dhe përçarjen e krijuar në Amerikë gjatë Presidencës së Trump, si dhe nuk do të bëjë dallime mes shteteve të kuqe dhe blu.

6- Arsyeja e Trump për fitore

Trump ka deklaruar ironikisht se do të fitojë mandatin e dytë vetëm sepse ka kundërshtar Joe Biden. Presidenti aktual i tha Biden se ai ka qenë zv/president më parë dhe s’ka bërë asgjë, teksa kujtoi veten në 2016, kur si një person i ardhur nga jashtë politikës guxoi, kandidoi dhe fitoi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb