*Nacionalizmi, tema më e komentuar për vitin 2016 në BalkanWeb

TIRANË-Një temë humane dhe gjest që meriton vetëm falënderime. Ky është lajmi mbi bukëpjekësin grek që është ndër lajmet më të komentuara të vitit në BalkanWeb. “Bukëpjekësi grek, ‘ëngjëlli’ i emigrantëve Kos” ka marrë 686 komente duke u bërë lajmi më i komentuar për vitin 2015. Por komentet në vend që të vlerësojnë aktin human të bukëpjekësit, manifestojnë nacionalizëm, racizëm, dhe në një fanatizëm absurd të origjinës shqiptare, apo në analiza mbi prejardhjen e rracës së bardhë ariane. Lexuesit komentues të BalkanWeb dalin nga tema e lajmit dhe grinden mes tyre madje duke kaluar dhe në racizëm, nacionalizma, pavarësisht përpjekjeve të moderatorit për të ndalur lumin e sharjeve dhe grindjeve.

Lexues të moderuar mundohen t’u kujtojnë të tjerëve që po komentojnë ndaj një teme ku duhet vlerësuar gjesti human i bukëpjekësit, por të tjerë shpërndahen tek ISIS dhe deri luftërat ballkanike.
Në dhjetëra e dhjetëra komente të tjera flitet me krenari për shqiptarët, Shqipërinë, tradita e zakonet e shqiptarëve, ku kritikohen zakone të fesë myslimane, kryesisht.
Në këtë pikë, agjencia BalkanWeb gjen rastin t’iu apelojë lexuesve, që gjatë komentimit të lajmeve të ruajnë etikën dhe të mos kalojnë në ofendime personale, të largojnë racizmat dhe nacionalizmat nga fjalori, pasi do të penalizohen duke u bllokuar llogaritë e tyre për të hyrë e lexuar agjencinë e lajmeve BalkanWeb.

Ndërkaq lajmi i dytë më i komentuar në BalkanWeb është lajmi i vrasjes së turistëve çekë në veri të vendit, duke treguar një anë tjetër të lexuesve të agjencisë, të kundërtën e atyre që u hasën tek lajmi i bukëpjekësit grek në ishullin Kos. Shqiptarët komentojnë të prekur mbi vrasjen e turistëve çekë, duke dëshmuar unitet në mesazhin ku dënohet vepra e vrasjes, ku theksohet krimi i shëmtuar, e deri në fjalët, ‘më vjen turp që jam shqiptar’.

Nëse shihni listën si më poshtë, komentet janë adresuar tek lajmet me tema Greqinë, besimin fetar dhe Serbinë.

• Bukëpjekësi grek, ‘ëngjëlli’ i emigrantëve Kos
18958 Lexime 686 Komente

• Turistët çekë u vranë me plumb pas koke, autori udhëtonte me ta. Shoqërohen 30 persona, Policia ofron 30 mijë euro për informatorin
• 92 932 Lexime 349 Komente

• Greqia rikthen pensionet për minoritarët grekë në Shqipëri, përfitojnë 260 euro në muaj
7686 Lexime 300 Komente

• Greqi, dorëhiqet diplomati i marrëveshjes detare mes Greqisë dhe Shqipërisë
• 9394 Lexime 263 Komente

• Presidenti grek-Maqedonisë: Në BE s’ka vend për falsifikuesit e historisë
• 4450 Lexime 247 Komente

• Albanologu shqiptar: Kosova do t’i kthehet Serbisë. Shqiptarët s’janë ilirë
• 54122 Lexime 243 Komente

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: