Kryedemokrati, Lulzim Basha në mbyllje të fjalës së tij nga Kuvendi Kombëtar iu është drejtuar qytetarëve që u dorëzuan ndaj presioneve apo nuk votuan siç do të donin ata vetë në zgjedhjet e 25 prillit, se PD-ja do iu japë shpresë dhe besim.

Basha tha se të gjithë bashkë, do të luftojnë për t’u kthyer dinjitetin shqiptarëve, për t’i kthyer dinjitetin Shqipërisë.

“Sot, nga ky Kuvend, ne po i japim dritë, shpresë dhe besim edhe atyre që fatkeqësisht në 25 prill nuk votuan siç deshën, dhe u dorëzuan përballë presioneve të bandave, presioneve shtetërore, apo trysnisë së varfërisë që gërryen lirinë e qytetarëve dhe shkërmoq dinjitetin.

Ju them sot, ne i njohim vuajtjet tuaj, e ndjejmë dhimbjen tuaj, dhe do të luftojmë më shumë, me më shumë forcë, me më shumë vendosmëri, që edhe ju të çliroheni nga këta pengmarrës, të çliroheni nga bandat, të çliroheni nga ky regjim i korruptuar që ju do, të varfër dhe të nënshtruar.
Të gjithë bashkë do të luftojmë për t’u kthyer dinjitetin shqiptarëve, për t’i kthyer dinjitetin Shqipërisë.”, pohoi kreu i opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb