Sali Berisha, nga podiumi i ngritur përpara kryeministrisë i ka bërë thirrje SHBA që të hetojnë lidhur me çështjen e fundit që përfshinë McGonigal dhe përmendjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në aktakuzë, si dhe hetim kërkoi edhe për George Soros për aktivitetet në Shqipëri.

Ai tha se opozita është me fortë se kurrë dhe se nuk mundën që ta shkatërronin.

“Edi Rama këtë vend të bekuar e shndërroi në një vend të mallkuar, i bëri shqiptarët të largohen nga vendi i tyre. Dy tre ditë më parë mbushi zyrën me disa vogëlushë dhe i lumturoi me dhurata, dhe këtë e bëri për të mbuluar lotët e mijëra fëmijëve që largohen nga familjet e tyre, vetëm për shkak të këtij njeriu që vret shpresën. Dua ta shporrim një minutë e më parë. Miqtë e mi, në skandalin e fundit, atë botëror, spikati një fakt ndër më dramatikët. Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale kundër opozitës, në aleancë me McGonigal-ër e tjr, është dukuria më negative. Populli opozitar u bë objekt i sulmeve të papara.

Ish-kryetari i opozitës u mor peng nga Rama, Berisha pa asnjë fakt nga kjo mafie, ky lobim, u sanksionua. U bë gjithçka për të shndërruar në pseudoopozitë. Ai korruptoi, bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në betejë amorale në mbështetje të Ramës, skandal pas skandali, për fajin e vetëm se ajo guxonte të denonconte vjedhjen dhe korrupsionin. Ne jemi sot më të fuqishëm se ideale dhe vlerat që mbrojmë janë të vërteta, se e duam me gjithë zemër Shqipërinë.

Edhe njëherë theksoj, nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës. Por aleancë e rrezikshme mes individëve, ambasadorë, zyrtarë, që bënë gjithçka për të mbështetur Edi Ramën. Që dolën nga ato zyra me njerëzit e Sinaloas, që morën qeset nga Duçkat e Ramës, vetëm që të na mposhtin ne.

Nga kjo tribunë, në emrin tuaj, në emrin e shqiptarëve që janë sot dhe që mbyllën sytë për ideale demokratike, i bëj thirrje qeverisë së SHBA, Kongresit, institucioneve të vendit të madh, të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto ditë me opozitën shqiptare. Të hetojnë veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri, se si ky multimilairder bëri gjithçka për të ngritur në piedestal këtë kryekorruptor. I bëj thirrje Parlamentit Europian, qeverive të vendeve mike, të hetojnë dhe shqyrtojnë. Skandalet e Duçkës së Edi Rramës janë zinxhir. I garantoj se do vazhdojmë betejën e pamposhtur deri në fitoren e revolucionit demokratik.”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb