Georgio Chiellini luajti mbrëmë ndeshjen e fundit shtëpiake me Juventusin. Ai do të largohet nga Torino, pas 17 vitesh.

Pas lamtumirës me bardhezinjtë, 37 vjeçari po përgatit edhe një tjetër. Futbollisti i lindur në Pisa do të veshë fanellën e Italisë për herë të fundit me 1 qershor, në sfidën e Axurrëve me Argjentinën.

Georgio Chiellini ka dhënë gjithçka për fanellën blu, duke qenë pjesë e të rinjve të të gjitha niveleve. Me fanellën e Përfaqësueses A ka luajtur 116 ndeshje, teksa në 90 minutëshin e fundit do barazojë edhe De Rossin me 117 përballje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb