Lazio fitoi 1-0 mbrëmë derbin ndaj Romës. Lojtari i lacialëve, Elseid Hysaj ka dhënë një intervistë për “Lazio Style Channel”, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe kombëtaren.

“Rikuperimi në kohë për derbi? Mora një goditje të fortë në ndeshjen e kaluar, por u rikuperova dhe më ndihmoi edhe qetësuesi. Ishte e pamundur për mua që ta humbisja këtë sfidë, duhej të qëndroja me çdo kusht në fushë dhe të ndihmoja skuadrën.

Kishte shumë tension në fushë dhe derbi është nga ato sfida që të bën të harrosh dhimbjet.Të jep karikimin e duhur, të gjithë bëmë maksimumin dhe në fushë ndihmuam njëri-tjetrin. Tifozët janë special dhe nëse fiton, atëherë të bëjnë një fenomen.

E kundërta ndodh kur humbet. Por, ata janë një shtysë e madhe për ne. dhamë gjithçka në fushë dhe e merituam fitoren. Nesër nisem për në kombëtare dhe nuk ka kohë për pushime. Megjithatë, do ta shijoj këtë fitore”, u shpreh Hysaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: