Analisti Fatos Lubonja ka analizuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar, të ndërmarrë nga qeveria “Rama”, krizën në PD si dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja e cilësoi nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor gjithçka është fasadë. Sipas Lubonjës, se gjithçka është farsë e Ramës për të mbuluar me gjethe fiku atë që e shohin të gjithë.

“Rezultatet nuk janë tjetër, veçse kapitulli i fundi ti atij libri të hapur me ato fletët që na sollën në shtëpi. Ka disa aspekte, dhe s’di se ku ta nis. Aspekti i parë është pretendimi ynë se po bëhemi demokraci. Kjo farsë është antidemokratike. Në fund mbaronte; vëllazërisht Edi Rama! Duket se këtu nuk ka artikulim politik. “Vëllazërisht Edi Rama!” është sikur t’ja çosh vëllezërve myslimanë, por Shqipëria mendohet se është një vend ku ka mendime të ndryshme. Po të shohësh pyetje e para, se më pas e mbylla, disa ,mendojnë se nënat me fëmijë duhet….disa mendojnë se duhet më shumë shtrëngim ndaj keqbërëse…po të shohësh këto në botë janë tema që ndajnë të majtën nga e djathta. Do përdorësh forcën apo edukimin, që e ka e djathta. E kundërta është; edukimin e ka e majta. Përgjigjet e tyre ishin; njëra e majtë, njëra e djathtë. Këtu tregon se kemi të bëjmë me një njeri që është autoritarist. Ky e tha vetë në një emision të VOA (Rama) që tha se; ‘me këtë opozitë që kemi, do i drejtohemi popullit’. Kjo është mendësi jodemokratike. Pastaj vijnë ato të tjerat që ky e përdor këtë si farsë, për disa pika kryesore në emër të popullit. Ne jemi demokraci përfaqësuese. Ne jemi demokraci ku ka institucione që kontrollojnë. Një qeveri e majtë siç pretendon ky, në botë bëhen këto projektligje që shkohet në parlament dhe diskutohet aty. Rama thotë; u konsultova unë me popullin, ja ku i kam qëllime e mia që mi aprovon populli dhe do bëje ato. Do bëj ato gjëra që janë më negative, siç është dhe çështja e kanabisit. Me këtë projekt ka dalë Koço Kodhëdhima dhe Rama tha; ‘nuk ka ardhur koha’. Ai duhet të dilte dhe të thoshte se pse ka ardhur koha. Po të na bindë ne dhe njerëzit. Se njerëzit po ikin. Si mund të vijë koha ku deri në 2020 Shqipëria është kampion në botë me kriminelë të arrestuar, 266 kriminelë. Në këtë krim të hapur që ke, si është e mundur që të lejosh një gjë të tillë?! Ka shumë rreziqe. Mendoj se e para e punës është që ky e bënë këtë se nuk ka zhvilluar asnjë ekonomi tjetër në Shqipëri, përveç ekonomisë kriminale. Kur kapen 1 janë 10. Mund të dalë 2660 kriminelë. Këto po pastrohen paratë e pista të krimit. Këta njerëz duhet të netrualizohen. por ti në këtë mënyrë i hap rrugën atyre që punojnë me kokainë. e dyta; për të mbuluar rrezikun. Ti se di se kush parcelë është me leje dhe cila pa leje. Qëllimi është që të legalizohen paratë e kriminelëve. Shqiptarët janë bashkëfajtorë në këtë punë. Në këtë rast, edhe pse nuk punojnë dot, hajde të shfrytëzojnë këtë punë. Dikush që kam takuar më tha; më thoshte një ministër i juaji që i thoshte; i shihni këto ndërtim? Si mund të mos bëjmë ne pa paratë e drogës. Këta s’dinë që të bëjnë gjë tjetër, veçse të hanë dhe të bëjnë gradaçela. Kjo është farsa e tij për të mbuluar me gjethe fiku atë që e shohin të gjithë. Keta nuk kanë qenë edhe qoftë të rrezikojnë me ndonjë vendim që merret jashtë kontrollit të tyre. ata duhan të kontrollojnë. edhe referendumi iu duket sikur del jashtë pushtetit të tyre. Referendumi mund të iniciojë edhe një shoqatë, pasi iu del nga kontrolli.”, tha Lubonja.

Analisti u ndal edhe tek debati në PD, ndërsa shtoi se po u vazhdua kështu, palët do të asgjësojnë njëri-tjetrin.

“Regjia është që debati të vazhdojë gjatë. Aktorët e zgjedhur janë të atillë që do e vazhdojnë gjatë. Hajde gjeje ti përgjegjësinë se ku fillon. Por kjo është fushata e asgjësimet të njëri-tjetrit. Ata po fyejnë njëri-tjetrin. Kjo çon në atë që vështirë se mund të ulet dhe të gjendet një dakordësi demokratike. Mund të gjendet një dakordësi autokratike, siç është rasti nëse fiton Berisha që fiton. Nëse Berisha mori këtë votimin, të mund të mbledhë një pjesë që e kërkuan që Basha të largohej. Ata mund të pranoheshin si fraksion. “Hajde të votojmë se kush është pakicë, të votojmë”. Ndoshta nesër fraksioni mund të dalë përpara. S’di ça të them, por të shohim. Rruga më e mirë do të ishte që të shkohej në zgjedhje, askush mos të ikte dhe kush do të jetë në minorancë të shkojë në fraksion.”, pohoi ai.

Duke u ndalur te diskutimi për zgjedhjen e presidenti të ri, Lubonja tha se; “Hiq rastin e zgjedhjes së Moisiut, të gjitha rastet e tjera janë dominuar nga vullneti i maxhorancave. Është i vetmi rast ku u arrit një marrëveshje, siç ishte rasti i Dushkut, ishte zgjedhje e mirë. Po të vazhdonte kjo tendencë, do të kishte ecur Shqipëria. Unë se di se si, por vetëm të shohësh rastin e presidentit, do shohësh se nuk është ashtu. Erdhi rasti i Topit, u blenë disa deputetë dhe e imponoi PD. Pastaj u vu Nishani. Ilir Meta ishte një rast tjetër, që mendoj se ishte dinakëria e Ramës për të neutralizuar një aleat, duke e nxjerrë jashtë lojës politike.
Edhe ky rast mund të ishte një rast që vlen të konsiderohet e gjetjes së një kompromisi. Vlen të përmendet edhe ky rast, bashkë me Moisiun. Ai nuk njeh opozitë fare (Rama). Unë mendoj se Rama mund të zgjedhë edhe ndonjë grua, siç kërkohet dhe ndërkombëtarisht. Ai e mbulon gjithçka me fasadë. Që ta shesë ndërkombëtarisht. Që të thonë; ua Shqipëria zgjodhi një grua presidente. Se ka bërë Italia. Rama është politikani i shoqërisë së spektaklit, që mbulon realitetin. Këtu gjithë realiteti mbulohet me spektakël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: