Milot Rashica, sulmuesi i talentuar nga Kosova duket se këtë merkato do i thotë mirupafshim Ëerder Bremenit për të vijuar karrierën në një ekip të madh.

Por për më shumë informacion, kush më mirë se Altin Lala mund të dijë se cilat janë mundësitë  e shkëlqyera të sulmuesit që këtë sezon ka bërë një performacë impresionuese në Bundesligën gjermane.

Lala zbulon për DeichStube se Leipzig është një ekip interesant për Rashicën pasi i përshtatet stili i lojës dhe trajneri por nuk ka ende një marrëveshje.

“Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i lojës shkojnë mirë me Milot, ”thotë ish- kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit.

Po ashtu agjenti i tij, Lala thotë se Rashica mund të ikë nga Gjermania dhe të shkojë në Angli ose Itali. Madje për këtë të fundit thotë se pistë e mundshme mund të jetë Milani por deri tani janë veëm thashetheme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb