Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Adrian Aliaj, tashmë në rolin e menaxherit, ishte i ftuar special në emisionin “Sport News” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, Në një lidhje live në “Skype”, Aliaj foli për situatën aktuale në ekipin Kombëtar dhe për transferimet në merkato, ku ndër të tjera u shpreh:

KOMBËTARJA- Polonia dhe Hungaria, 2 kundërshtarë shumë të vështirë për të luajtur. Me Italinë dhe Anglinë nuk ke çfarë humb, por me Hungarinë dhe Poloninë, mendojmë që kemi mundësi, po flasim për 2 kombëtare të konsoliduar, duhet t’i marrim shumë seriozisht.

Shpresoj ta kenë kuptuar, të jesh optimist është një gjë, të jesh realist është gjë tjetër. Ti marrim gjërat më me qetësi. Po e them me pastërti, janë 2 ndeshje të vështira. Në Varshavë do të luajnë kundër 50 mijë shikuesve, Hungari është e konsoliduar. Akoma gjërat nuk janë venë në vend, por do kemi dy ndeshje shumë të vështira.

FUTBOLLISTËT QË LUAJNË NË NIVELE TË LARTA- Unë Turqinë nuk e fut në rangun e ligave të larta. Strakosha, Gjimshiti, Ismajli, Bare, Uzuni, janë lojtarë të kompletuar. Në veçanti Uzuni, që nuk është marrë seriozisht nga Reja. Kemi lojtarë shumë me vlera. Në Kombëtare është ekip tjetër, është diçka tjetër. Nuk kemi akoma një kombëtare që është në nivelin që luajnë me klubet.

LËVIZJET NË MERKATO- Ne kemi bërë dhe lëvizje të tjera, kemi çuar lojtar në Napoli, Lacio. Sahiti duhet t’ja dëgjojmë emrin, ka shpejtësi, jemi në luftë, Kosovë-Shqipëri, por Shqipëria nuk është shumë e interesuar, dhe i bëj thirrje të shohë se çfarë po ndodh. Toma Basiç është përmbledhja e merkatos, kemi pasur dy tre klube të tjera, ishte dëshira ime ta sillnim në Itali. U bënë të giitha bashkë në një vend, më vjen mirë që shqiptarët punojnë me emrat të tillë në merkato. Kemi lojtarë të rinj që po i afrojmë në agjenci, është kënaqësi.

TRANSFERIMET E BUJSHME NË MERKATON BOTËRORE- Dua t’ju them diçka, kjo merkato nuk ka qenë si asnjë merkato. UEFA ka vendosur një fair-play që ka hapur shumë probleme, duhet të sigurosh të ardhura që të blesh lojtar. Në momentin e fundit ka pasur pak liri dhe kjo ka qenë merkatoja më e çuditshëm, ishte surprizë që Mesi të lëshonte Barcelonën, nuk habitem që zgjodhi PSG-në pasi është klubi më i madh financiar. Për Ronaldon e dimë që merret me biznes, agjenti i tij është ndër më të mirët në punën që unë bëj dhe ishte një rikthim në shtëpi për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb