Universiteti ‘Luarasi’ dhe RPAY SH.P.K kanë nënshkruar një marrëveshje e cila konsiston në bashkëpunimin me synim zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta për ofrimin e intershipit apo programeve të punësimit për studentët e universitetit ‘Luarasi’. Dekani i fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit pranë këtij universiteti na tregon bashkëpunimin me këtë biznes.

“Kjo kompani është një biznes i cili konsiston në fushën fintech dhe software development ku objektivi kryesor i saj është në zhvillimin e tregut të pagesave duke përdorur implementimin zgjidhjeve teknologjie bashkohore.”, tha Indrit Baholli, dekan Fakulteti i Teknologjisë se Informacionit dhe Inovacionit.
Studentët e Universitetit ‘Luarasi’ të degës së teknologjisë së informacionit dhe inovacionit do të jenë ata të cilët do të përfitojnë një intership pranë këtij biznesi.

“Kjo marrëveshje nxit të dy institucionet që të bashkëpunojnë në praktikë dhe aktivitete e përbashkëta në programe intership dhe programe punësimi të studentëve të fakultetit të teknologjisë së informacionit dhe inovacionit.”, tha Baholli. Rpay sh.p.k ka si mision përmirësimin e tregut të pagesave duke implementuar zgjidhje teknologjike bashkëkohore për të cilat do të përfitojnë edhe studentët e Universitetit ‘Luarasi’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb