Dojna Mema, moderatorja që bëri publikun për vete më ëmbëlsinë e sytë që i shkëlqejnë, tashmë do të bëhet nënë për herë të parë.

Në një video emocionuese, ajo ka zbuluar sot se është në pritje të një djali.

“Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi “Minecraft”, ai do me thotë : O ma je më e bukura! E ça ti thuash pastaj? Mblidh legot?!”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

 

Doja në 8 Mars zbuloi për herë të parë se ishte në pritje të ëmbël, teksa përgjatë gjithë emisionit të saj, “Big Brother FanClub”, ajo e kishte fshehur shtatzëninë kaq mirë sa askush nuk kuptoi asgjë.

Por si lindi dashuria me këngëtarin e njohur Vlashent Sata?!

Siç vetë ajo ka treguar, gjithçka nisi me një intervistë që Dojna i bëri disa vite më parë Vlashentit.

Duket se ky takim ishte takimi i jetës për ta, duke mos u ndarë më e duke krijuar sot familjen e tyre të vogël.

Ndërkohë që pak javë më parë, në një udhëtim për ditëlindjen e saj, këngëtari i propozoi brunes bukuroshe për martesë, e përgjigjja ishte sigurisht “PO”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb