Arben Vrionit, ish- kreut të Gjykatës së Elbasanit dhe ish- gjyqtar në Apelin e Krimeve të Rënda që sot iu dogjën dy makina ka pasur dosje të nxehta në dorë para se ai të shkarkohej në nëntor të 2019.

Vrioni është pikërisht gjyqtari që liroi Lulzim Berishën teksa shqyrtonte dosjen e tij në Apelin e Krimeve të Rënda.

Po ashtu ai njihet edhe për përplasjen që ka pasur me grupin Shullazi në seanca gjyqësore, teksa këta të fundit dhe kryesisht Gilmando Dani kanë kërkuar përjashtimin e këtij gjyqtari bashkë me kolegen e tij Albana Boksi.

Por tashmë Arben Vrioni nuk është më gjyqtar i asaj çështje dhe as gjyqtar pas shkarkimit nga Vettingu për pasuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb