Është mbledhur sot Kryesia e Frymës së Re Demokratike nën drejtimin e Kryetarit Sali Shehu. Kryesia e FRD pasi diskutoi për situatën e rëndë në Ukrainë si dhe për situatën ekonomike e politike në vend nënvizoi faktin se aleanca e SHBA me NATON dhe BE në mbrojtje të Ukrainës është mënyra më efikase për të ndaluar sulmin rus.

Duke u ndalur te aktualiteti politik, FRD thekson se kjo parti si pjesë e koalicionit opozitar do të bashkëpunojë me PD dhe gjithë opozitën për krijimin e një fronti fitues në zgjedhjet lokale që kemi para.

DEKLARATA
1.Aleanca e SHBA me Naton dhe BE në mbrojtje të Ukrainës është mënyra më efikase për të ndaluar sulmin Rus ndaj Ukrainës.
2. Qeveria Rama 3 në vitin e 9-të të qeverisjes rezulton të jetë si qeveri e korruptuar, e konfirmuar kjo edhe nga raporti i DASH dhe i organizmave tjera që monitorojnë Shqipërinë. Mungesa e demokracisë, keqqeverisja, niveli i lartë i korrupsionit kanë çuar në arrestimin e disa ministrave deputetëve dhe zyrtarëve tjerë.
3. Përçarja në kampin opozitar dhe brenda PD ka bërë që të mos ketë opozitë të fortë kundër qeverisë.
Bazuar në këto pika dhe në fakte tjera të shumta FRD deklaron se :
1. Dënon ashpër sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës dhe mbeshtet fort aleancën e SHBA , NATOS dhe BE në ndihmë të popullit të Ukrainës.
2. Denoncon qeverinë Rama 3 si qeveri të korruptuar dhe mbështet SPAKUN në operacionet e luftës kundër korrupsionit, sikundër FRD
kërkon thellimin e mëtejshëm të kësaj lufte.
3. FRD dëshiron dhe kërkon arritjen e një mirëkuptimi brenda Partisë Demokratike për unifikimin e saj si forca kryesore e opozitës.
4. FRD si pjesë e koalicionit opozitar do të bashkëpunojë me PD dhe gjithë opozitën për krijimin e një fronti fitues në zgjedhjet lokale që kemi para.
5. FRD kërkon dhe mbështet zgjedhjen e një Presidenti mbi palët dhe me një staturë që përputhet me atë të Kryetarit të Shtetit. Ky proces duhet të bëhet me pjesëmarrjen e të gjithë palëve politike.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: