Ka nisur Samiti i bashkimit Europian në Tiranë, organizim i rëndësishëm ku marrin pjesë 27 liderë europiane.

Liderët europianë janë pritur nga kryeministri Edi Rama në sheshin ‘Italia’ para Stadiumit “Air Albania”. Mes shumë takimesh të ngrohta, liderët europianë kanë dhënë mesazhet e tyre të forta pro bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa kanë parakaluar në tapetin e kuq.

Një Samit ky sa i rëndësishëm aq edhe historik.

Ndërkohë në të njëjtën ditë me Samitin do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga PD. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratat e tij për mediat ka thënë se protesta do të jetë një mesazh për BE.

 

Liderët e BE-së që marrin pjesë në samitin në Tiranë:

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Kryeministri i Maltës, Robert Abel
Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

AXHENDA
9:30 – Mbërritja e liderëve
10:00 – Firmosja e marrëveshjes Roaming
10:15 – Vijon mbërritja e liderëve të tjerë
11:00 – Fillon seanca plenare (I)
11:45 – Foto familjare
12:15 – Seanca plenare (II)
14:30 – Konferenca e liderëve
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb