Presidenti Ilir Meta do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustiti që do të mbahet në Izrael, mes 26 krerëve të shteteve. Po ashtu pjesë e këtij organizimi do të jenë dhe 4 mbretër dhe 4 kryeministra, disa ministra të Jashtëm, të cilët do të vizitojnë Jeruzalemin me rastin e Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, ngjarja më e madhe ndërkombëtare e Izraelit.

Forumi, që do të mbahet në 22-23 Janar, ndërsa ftesa është bërë nga Presidenti Reuben Rivlin.
Gjithashtu, do të jenë 26 presidentë, përfshi këtu dhe presidentin rus, Vladimir Putin, për të cilin do të ketë një ceremoni speciale në aeroportin Ben Gurion. Në forum do të jenë gjithashtu, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti i Romanisë, Klaus Iohannis, presidenti i Italisë Sergio Matarella, presidenti i Austrisë, Alexander van der Blan, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabishvili, Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe presidenti i Serbisë, Alexander Vucic.

Gjithashtu do të jenë katër kryeministra: i Suedisë, Stefan Luffen, i Danimarkës, Mette Frederiksen dhe Andrej Babish i Republikës Çeke.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: