Nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha bashkë me familjen është ‘arratisur’ nga Shqipëria për të kaluar disa ditë pushimesh në vende të ngrohta.
Ka qenë bashkëshortja e tij Rezarta Shkurta që ka publikuar foto nga pushimet e tyre, ku në një video shfaqej me bikini dhe tregonte format e saj, ndërsa ‘akuzonte’ Ermalin për videon dhe i justifikohej për pamjet.
Por më pas familja Hoxha ka udhëtuar drejt Dubait, ku përveç vajzës së çiftit nuk mungonte as djali i Ermalit nga martesa e parë. Sërish fotot e videot nga pushimet luksoze janë publikuar nga vetë Rezarta.