Dubai dhe Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabi, por edhe Maldivet. Janë parajsat fiskale ku oligarkët rusë fshehin paratë e tyre për ti shpëtuar sanksioneve të Perëndimit që godasin pronat e tyre. Janë këto destinacione të sigurta për të çuar jahtet milionere, avionët apo për të blerë vila luksoze për të shpëtuar pasuritë e tyre. Sipas një studimi të
National Bureau of Economic Research, cituar nga il Messaggero, 60% e pasurisë së familjeve të pasura ruse është e fshehur jashtë Rusisë.
Në Dubai, rusët e pasur kanë parë një rritje të apartamenteve luksoze nga 15,000 dollarë në muaj.
Në brigjet E Dubait, janë ankoruar jahte të mëdha të miliarderëve rusë, mes të cilëve edhe ai në pronësi të Andrei Skoch, një oligark i njohur në sektorin e çelikut, që ka përfunduar në listën e zezë të amerikanëve. Dhe jo vetëm jahtet luksoze. Një jet që i përket Arkady Rotenberg, mik i afërt me Putinin prej vitesh, është ulur në Emiratet Arabe, trasmeton Balkanweb.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këtu rusët, që nuk mund të paguajnë në dollarë për shkak të sanksioneve, po përdorin gjithmonë e më shumë kriptovalutën, për ti shpëtuar sanksioneve.

Duke kaluar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Oqeanin Indian, një tjetër destinacion i preferuar për oligarkët janë padyshim Maldivet, ku janë parë të paktën pesë jahte superluksoze. Maldivet nuk kanë një traktat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekstradimet.

Kaliningrad, nga ana tjetër, është një tjetër parajsë fiskale pikërisht në zemër të Evropës. Ajo gëzon një regjim të veçantë të kërkuar nga Putini në 2018 për të mbrojtur oligarkët e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb