Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, ndërsa janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin e shpallur në kërkim, me inicialet A. S., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Po ashtu në flagrancë u arrestua dhe 56-vjeçari me inicialet Xh. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

-H. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në biznesin në administrim të tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketa cigaresh pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara;

-A. Ç., 63 vjeç dhe R. Ç., 31 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në motomjetin e shtetasit A. Ç., që ndodhej në afërsi të biznesit të shtetasit R. Ç., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketa cigaresh pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara;

-S. V., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në biznesin e 43-vjeçarit , u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi bizhuterish floriri, për të cilën nuk dispononte faturë tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb