Për të gjithë ju që ende s’i keni nisur pushimet, ju themi se tani është koha më e përshtatshme për t’i marrë ato. Po nëse imazhet që vijnë nga plazhi ju bëjnë të ndiheni më mirë, më poshtë ju sjellim 8 prej personazheve më të dashur të show bizz-it, që i kanë vënë flakën rrjetit përmes fotosh provokuese.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Oriola Marashi
Modelja Oriola Marashi ka pozuar tepër sensuale dhe joshëse nga bregdeti. E veshur me bikini të zeza, bukuroshja i lë vend imagjinatës. Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë komenti i futbollistit, Eros Grezda. ‘Zjarr, zjarr’-shkruan Grezda duke e shoqëruar me emoji zemre komentin e tij. Komenti i futbollistit na bëri të kuptojmë se zërat për një ndarje të mundshme mes modeles dhe futbollistit nuk ekzistojnë. Zërat se janë bashkë dhe po jetojnë romancën e tyre i ka përforcuar Oriola duke i kthyer komentin Grezdës me emoj zemre dhe një arush.

Sara Hoxha
Për Sara Hoxhën kjo është periudha më e bukur e jetës. Vajza që është në krahët e Ledrit është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale. Bukuroshja ka hedhur në Instagram një foto buzë detit dhe e kuruar deri në detaje. Edhe pse është në muajt e parë të shtatzënisë ajo duket më në formë se kurrë. Por, mes shumë komentesh që ka marrë vihet re edhe ai i reperit, që dallon nga të tjerat.”O Sheqer” ka shkruar Vula në postin e partneres së tij. Bukuroshja po shijon ditë në plazh e natyrisht faktin, që tanimë nuk ka pse mban më të fshehta në raport me historinë e dashurisë me Ledrin.

Dhurata Dora
Prej kohësh këngëtarja është duke shijuar ditët e pushimeve. Dhurata Dora ka publikuar, së fundmi, për ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi në të cilat duket mjaft seksi, të realizuara në Marbella të Spanjës, të realizuara gjatë xhirimeve të klipit “Fajet”. Ajo duket shumë tërheqëse mbuluar me një pëlhurë të zezë, teksa vë në pah linjat trupore. “Mos mi le ti fajet”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke treguar kështu se refreni i kësaj kënge është bërë bashkëshoqëruesi më i mirë i këtyre ditëve të nxehta.

Marina Vjollca
Pas mbylljes së sezonit të suksesshëm të “Klanifornias”, Marina ka gjetur kohën që të relaksohet në këto ditë të nxehta. Bukuroshja ka zgjedhur pishinat. E veshur me bikini të kaltra, ajo duket më në formë se kurrë. Mesa duket për moderatoren ky është vetëm fillimi i ditëve të pushimit. Kohët e fundit ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar dhe komentet e shumta të ndjekësve, që e komplimentojnë për linjat perfekte dhe për mirësinë e saj.

Trejsi Sejdini
Ajo di si të të jetë në qendër të vëmendjes. Ish-misi Trejsi Sejdini prej disa kohësh gjendet në jug të Shqipërisë. Bukuroshja ka ndarë, së fundmi me fansat në rrjetet sociale disa foto, që mund të themi me plotë gojën se i kanë vënë flakën rrjetit. Me bikini portokalli, ajo ka vënë në pah të pasmet bombastike. Trejsi ka marrë ngjyrën e çokollatës, teksa shfaqet me poza të ndryshme provokuese. Nuk kanë qenë të pakta komentet e fansave të saj. Ata e kanë komplimentuar për trupin perfekt Sejdinin.

Kejvina Kthella
Para pishinës me foto përvëluese. Kështu ka vendosur ti përshëndesë Kejvina ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Velina duket rrëzëllitëse veshur me fustanin e kuq, që i nxjerr në pah linjat perfekte. Ajo ka parapëlqyer që të marr poza seksi, për të ndjellë imagjinatën e fansave të saj. E kuruar deri në detaje, Kejvina ka vendosur mbishkrimi se fustani do të jetë në shitje. Fansat kanë reaguar me emoji zjarri dhe i kanë bërë mjaft komplimente Kthellës.

Zajmina Vasjari
Zajmina Vasjari është shfaqur mjaft tërheqëse e veshur me të bardha. Bukuroshja ka pozuar në një ballkon nga ku duket një panoramë e jashtëzakonshme deti. Më e kruar se kurrë ajo ka preferuar që këtë herë të ekspozojë më së shumti gjoksin, duke provokuar keqas fansat në rrjetet sociale. Por, një gjë mund ta themi me siguri. Trupi i saj me linjat perfekte s’ka për të ndryshuar kurrë sado vite të kalojnë.

Arilena Ara
Pas festës së madhe për ditëlindje, Arilena ka postuar disa foto, ku duket mjaft provokuese në rrjetet sociale. Bukuroshja e veshur në të bardha duket më në formë se kurrë. Disa poza pa mendje, ndërsa tek të tjerat mjaft e qeshur ajo duket se po kalon periudhën më të bukur të jetës. Kujtojmë se këngëtarja sapo ka shpallur zyrtarisht lidhjen me Popi Kolën, që është dhe menaxher i saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb