Një video e një oficeri policie në Mariupol, ku përleshjet janë intensifikuar, ka nisur të qarkullojë. Oficeri, Michail Vershnin, i drejton lutjet e tij Joe Biden dhe Emmanuel Macron duke thënë se qyteti i tij është “fshirë nga faqja e dheut”.

“Fëmijët, të moshuarit po vdesin. Qyteti është shkatërruar dhe është fshirë nga faqja e dheut”, tha ai në rusisht në video.

“Ju keni premtuar se do të ketë ndihmë, na jepni atë ndihmë. Biden, Macron, ju jeni udhëheqës të mëdhenj. Bëhuni ata deri në fund”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb