Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se është në komunikim të vazhdueshëm me ish-presidentin Ilir Meta, për të vijuar me marrëveshjen në kuadër të frontit opozitar.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se bisedimet priten në çdo kohë.

“Me zotin Meta jemi në komunikim të vazhdueshëm. Dhe besoj se edhe kur zoti Meta ishte president, kryetarja e partisë ishte në protestë me frontin e shpëtimit të Shqipërisë, takimet janë të mundshme në çdo kohë. Janë të sigurta, do ketë bashkërendim të rëndësishëm në aktivitetin opozitar me Partinë e Lirisë”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb