Silvinjo është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, duke firmosur një kontratë 18-mujore, me objektivin kualifikimin në fazën finale të “EURO 2024”.

Me anë të një video të postar nga FSHF, tregohen 24 orët e para të brazilianit me stafin e tij në Shqipëri, që nga mbërritja në aeroportin e Rinasit deri te mbërritja në hotelin ku grumbullohet Kombëtarja në Durrës.

Në video tregohen pamjet nga takimi me Dukën dhe Rejën, matjet e bëra për kostumet që do të vishnin, konferenca për shtyp gjatë prezantimit dhe në fund inspektimi i fushave te shtëpia e futbollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb