Një delegacion i Partisë Republikane i kryesuar nga kryetari Fatmir Mediu ishin të ftuar Në Augsburg të Gjermanisë ku zhvillua Kongresi CSU (Unioni Kristian-Social). Kongresi u hap nga kryetari Partise CSU si dhe Kryeministër i Bavarisë Dr.Markus Shojder, i cili në të njëjtën linjë me liderin e CDU Fredrich Mertz deklaruan mbështetjen për Ukrainën, frenimin e Kinës, rol thelbësor të Gjermanisë në mbrojtje dhe siguri, shkëputjen e varësisë energjetike nga Rusia.

Gjatë Kongresit, Mediu bisedoj me kryetarin e Partive Popullore Europiane Manfred Weber me të cilin diskutuan për nevojën e angazhimit të PPE për riorganizimin e opozitës së djathtë me një identitet të qartë politik por dhe një marrëdhënie që garanton mbështetjen e shqiptarëve dhe partneritetin me BE, NATO.
Partitë Popullore janë mbështetësit kryesor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në takimin me Christian Kattner Sekretari i Përgjithshëm i IDIU (Inzernacionales Demokratike) anëtare e së cilës është dhe PRSH, diskutuam për nevojën se përpara takimit të IDU në Washington të kemi një diskutim me përfaqësues të opozitës anëtarë të IDU për arritjen e një marrëveshje dhe përballjen e përbashkët në zgjedhjet lokale.

Gjatë Kongresit, Mediu mori pjesë në takime të organizuara diskutimet me drejtues të CSU, të cilët shpjeguan qëndrimet e Gjermanisë për zhvillimet gjeopolitike, sigurinë, energjinë, konfliktin në Ukrainë dhe nevojën për një rol domethënës të Gjermanisë në Europë dhe skenën globale. z. Florian Hann nënkryetar i CSU si dhe zëdhënësi për çështjet e sigurisë, i cili e njeh mirë situatën në Shqipëri dhe është mbështetës i anëtarësimit të Ballkanit në BE.

I theksoj rëndësinë e bashkëpunimit të Gjermanisë me rajonin ballkanik, duke konsideruar rrezik real influencën e Rusisë dhe Kinës në Ballkan. Po në të njëjtin qëndrim z.Thomas ErndI MP nën/kryetar i politikës së jashtme në Bundenstag vlerësoj rëndësinë e Procesit të Berlinit. Ai vuri theksin së çdo bashkëpunim rajonal në Ballkan, duhet patjetër të ndërtojë mekanizmat për të ndaluar ndërhyrjen dhe influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon, përndryshe ato vinë ndesh BE dhe NATO-s .Ai theksoj se Procesi i Berkinit është projekti rajonal më i rëndësishëm, i cili i shërben të ardhmes Europiane të Ballkanit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: